Me 176 km/h në autostradën Tiranë-Durrës, policia ndëshkon 'pilotët' (VIDEO)
Në autostradën Tiranë-Durrësit janë ndaluar automjete që lëviznin me 163 km/h. 173 km/h dhe 176 km/h. Për shkelësit janë pezulluar 15 Leje Drejtimi për shpejtësi të rrezikshme.
Shpejtësi 176 km/h në autostradën Tiranë-Durrës
Policia Rrugore njofton se pavarësisht masave të shtuara të kontrollit në rrugë në drejtim të konstatimit të shkeljeve si shpejtësia mbi normat e lejuara apo drejtimi i mjetit nën efektin e alkoolit, përsëri në fundjavë dhe jo vetëm evidentohen raste ku shpejtesia e konstatuar i tejkalon jo vetëm kufijtë maksimale të lejuar por arrin në limite të frikshme të cilat janë rrezik potencial për jetën e vetë përdoruesve dhe të tjerëve në rrugë.
Në autostradën Tiranë-Durrësit janë ndaluar automjete që lëviznin me 163 km/h. 173 km/h dhe 176 km/h, të cilët janë kapur nga drageri. Për shkelësit janë pezulluar 15 Leje Drejtimi për shpejtësi të rrezikshme.
"Shpejtësi të tilla në kushte të erresirës dhe në rrugë ku shpejtësia maksimale e lejuar është deri në 90 km/h, janë përtej çdo mundësie për të pasur kontrollin e mjetit", thuhet në njoftimin e policisë.
Pezullohen 13 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit
Gjatë kontrolleve të kryera, policia rrugore ka konstatuar dhe arrestuar drejtues mjetesh që drejtonin mjetin në gjendje të dehur apo pa leje drejtimi.
Konkretisht :
- Në rrugën “Xhorxh Ë Bush” shtetasi me iniciale Sh.R., 57 vjeç, u verifikua se drejtonte motomjetin nën efektin e alkoolit në masën 0.59 mg/l.
- Në rrugën “Ibrahim Rugova” shtetasi me iniciale E.B., 21 vjeç, u verifikua se drejtonte mjetin nën efektin e alkolit në masën 0.56 mg/l.
- Në rrugën “Xhorxh Ë Bush” shtetasja me iniciale I.D., 37 vjeçe, u verifikua se drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit në masën 0.52 mg/l.
- Në rrugën “Selim Brahja” shtetasi me iniciale A.T., 20 vjeç u verifikua se drejtonte mjetin i papajisur me leje drejtimi.
Policia Rrugore e Tiranës apelon për respektim të rregullave të qarkullimit rrugor duke kontribuar në rritjen e sigurisë së jetës në rrugë.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
48.1%
-
Jo
49.9%
-
Nuk e di
2%
Vota total: 11414
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Menaxhimi i trafikut, Policia Rrugore e Elbasanit apel për drejtuesit e makinave: Mos kryeni parakalime të gabuara
2 Janar, 15:49
-
Tiranë/ Drogë, përleshje, dhunë dhe aksidente në gjendje të dehur pas festës, 7 persona të arrestuar dhe 2 nën hetim
2 Janar, 14:06
-
Gjirokastër/ Lazaratasi i dehur përplas makinën e policit jashtë shërbimit, arrestohet 34-vjeçari pas aksidentit
2 Janar, 11:33
-
Me shpejtësi deri në 181 km/h në aksin Durrës-Tiranë, ndëshkohen dy shoferët! Policia apel: Stop shpejtësisë
30 Dhjetor 2024, 08:12
-
Me shpejtësi skëterrë, deri në 202 km/h në Peqin-Elbasan! Policia Rrugore ndëshkon 'pilotët' me masa dhe zbritje pikësh: Familja ju pret në shtëpi!
27 Dhjetor 2024, 21:47
-
Festat sjellin trafik të rënduar në Tiranë, eksperti: Semaforët e shumtë bllokojnë qarkullimin, duhen mbikalime! Shoferët nuk zbatojnë rregullat
25 Dhjetor 2024, 14:55
-
Studimi/ Shqipëria, vendi i 5-të më pak i rreptë përsa i përket gjobave për drejtimin e automjeteve
25 Dhjetor 2024, 12:54
-
Trafiku i rënduar, Report Tv sjell pamjet me dron, dyndje mjetesh në rrugët kryesore të Tiranës
24 Dhjetor 2024, 16:19
-
Parkimet e gabuara rëndojnë trafikun në Tiranë! Specialisti: Problem makinat luksoze, ja zonat kritike! Eksperti: Rrisni gjobat për ‘të fortët’
18 Dhjetor 2024, 15:36
-
Durrës/ Po lëviznin me makinë pa rrip sigurimi, shoferët tentojnë të korruptojnë punonjësit e Policisë Rrugore
12 Dhjetor 2024, 13:21
-
Moti i keq/ Policia e Shkodrës rrit shërbimet në rrugë, ja 3 akset më problematike! Shpëtohet qytetari nga Saranda në Theth-Bogë
9 Dhjetor 2024, 15:49
-
Durrës/ Tentuan të korruptonin efektivët e Rrugores për t'i shpëtuar ndëshkimit, në pranga 2 shoferët! (VIDEO)
9 Dhjetor 2024, 15:05
Eshte e lehte te marresh patenten po ta mbash eshte e veshtire mbasi nuk njeh rregullat e qarkullimit me mire te hiqen patentat se sa te merren njerez ne qafe me aksidente qe kushton jeten
Përgjigju