Federata Italiane e Futbollit ka bere te ditur te marten se ekipi perfaqesues do te luaje nje ndeshje miqesore ndaj Shqiperise me 18 nentor ne Xhenoa, si shenje perkrahjeje kjo per popullsine e prekur nga permbytjet e koheve te fundit.

Ndeshja ishte planifikuar per t'u luajtur ne Parma, por Federata vendosi qe ta zhvendose ate ne Xhenoa ne mbeshtetje te banoreve te demtuar nga permbytjet.
Te ardhurat nga shitja e biletave do te shkojne ne ndihme te autoriteteve te qytetit.

Ndeshja miqesore ndaj Shqiperise do te zhvillohet dy dite pas ndeshjes se rendesishme ndaj Kroacise per eleminatoret e Euro-2016, qe do te luhet ne Milano.
Italia, qe ka fituar pa shkelqim te premten ne Azerbajxhan (2-1) dhe te henen ne Malte (1-0), ka 9 pike, ashtu si dhe Kroacia ne krye te grupit H. 

ATSH