Një 23-vjeçar shqiptar është arrestuar këtë të martë në Pisa të Italisë, pasi u kap me 20 kg drogë. Mediat fqinje nuk e bëjnë të ditur identitetin e tij, por ajo që theksohet në to është prania e një pitbulli të egërsuar në makinën e tij, me të cilën po udhëtonte mbrëmjen e shkuar në Versilia.
Policia italiane nisi aksionin për ndalimin e 23-vjeçarit sapo vuri re se ai shtoi shpejtësinë pas pikasjes së patrullës së tyre.Krahas pitbullit të egërsuar, brenda mjetit u gjet edhe 1 kg amnezi, e përbërë nga marijuanë e prerë me metadon dhe heroinë, që sipas mediave italiane shkakton dëme serioze në trurin e përdoruesit.
23-vjeçari mendohet se do të përftonte 250 mijë euro në rast se lënda narkotike do të ishte shitur në treg.
duket qe eshte shum i eger hahahaha
Përgjigju