Më 23 maj, PD-ja në protestë para
Kryeministrisë për të larguar Ramën

Më 23 maj, PD-ja në protestë para<br />Kryeministrisë për të larguar Ramën
TIRANE - Opozita nuk do të ndalë protestat kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama dhe më 23 Maj do të dalë para kryeminsitrisë për të kërkuar largimin kryeministrit dhe qeverisë Rama nga pushteti, pas protestës së të enjtes kundër trafikut të drogës.

Lideri i opozitës Lulzim Basha mblodhi sot strukturat e partisë për të dhënë orientimet përkatësë për këtë protestë.
 
“Opozita është në këmbë prej 8 muajsh duke denoncuar zhbërjen e rendit përmes goditjeve të strukturuara të Edi Ramës dhe kupolës së tij kundër Policisë së Shtetit, kundër ligjit dhe ligjzbatimit, duke denoncuar emërimet në poste kyçe jo vetëm në Policinë e Shtetit por të infrastrukturës shtetërore, të trafikantëve të dënuar në Shqipëri dhe jashtë Shqipërie për trafik droge. Të vetmit që nuk ndajnë këtë shqetësim, janë Edi Rama dhe kupola e tij. Edi Rama dhe kupola e tij ka një shqetësim tjetër. Kanë shqetësim se si ti ikin përgjegjësisë direkte që ai dhe kupola e tij ka për shpërthimin e këtij skandali në përmasa të jashtëzakonshme të trafikut të drogës, se si të fshehin të vërtetën”, tha kreu demokrat.

Basha në fjalën e tij tha se përveç demokratëve ka edhe shumë deputetë socialistë që janë të shqetësuar për situatën, po pa përmendur asnjë emër. 

“E di se edhe deputetë socialistë e ndajnë këtë shqetësim. E di se edhe votues socialit janë të skandalizuar nga përmasat e këtij skandali. Partia Demokratike, unë si kryetari i saj, opozita nuk u zgjua një ditë dhe vendosëm të kërkojmë dorëheqjen e Edi Ramës se kështu na u tek”, tha Basha.

Gjithashtu ai i bëri apel edhe të majtëve të zhgënjyer që t’i bashkohen protestës.

"Edhe njëherë, të premten në orën 11.00 dua të ftoj qytetarët shqiptarë në një protestë madhështore, më të madhen, që të përbashkojë çdo qytetar shqiptar pavarësisht dallimeve politike kundër kartelit të drogës, për Shqipërinë Europiane", përfundoi Basha.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç