Qendra Pompidou në Paris sot ka njoftuar se piktura e famshme “La Coiffeuse” e Pikasos, e cila u vodh në vitin 2001 në Nju Jork, do të kthehet më 24 mars në kryeqytetin francez, të cilit i përket. Piktura e realizuar nga Pikaso në vitin 1911, që mungonte prej vitesh në linjën muzeale “Museum live”, po kalon në procesin e restaurimit. Në momentin kur ajo është vjedhur ka kushtuar rreth 2.25 milionë euro, ndërsa u shit në tregun e zi në Amerikës për vetëm 30 euro.

Piktura do të prezantohet për publikun në fillim të prillit në Pompidou në ciklin “Museum live”, ku do të mund edhe të flitet me profesionistët dhe ata që e kanë restauruar këtë vepër. Pikturat e Pikasos shumë herë nëpër botë janë vjedhur e shitur në tregun e zi, e disa prej tyre edhe janë gjetur edhe personat përgjëgjës, të cilët janë janë arrestuar. “La Coiffeuse” është një pikturë e punuar nga Pablo Picasso në vitin 1911 me përmasat 33x46 centimetër.

Piktura i është dhuruar shtetit francez. Kjo vepër ishte e eskpozitës së fundit në Berlin, Gjermani që çeli Pikaso në vitin 1998. Më pas vepra ishte ruajtur në Qendrën Pompidou në Paris, por ajo ishte vjedhur në vitin 2001. U zbulua në në dhjetor të vitit 2014, kur u dërgua nëpërmjet FedEx nga Belgjika në Shtetet e Bashkuara me një tregues doganor si një dhuratë për Krishtlindjet.
Pas mbërritjes së saj, vepra e Pikasosë u konfiskua nga Rrjeti i Doaganave të Emigracionit në Neëark, New Jersey dhe në gusht të vitiit 2015 u kthye në shtetin francez. Që nga vitit 2015 piktura “La Coiffeuse” e Pikasosë është rivlerësuar me një shumë rreth 15 milionë dollarë amerikanë.
Redaksia online
Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com