'Na qan zemra'! Më 24 prill fillon muaji i Ramazanit, Bica: Falja dhe iftaret jo në xhami, shtëpia 'fole' e Zotit

“Ne jemi të detyruar që këtë muaj të Ramazanit ta jetojmë pak ndryshe, pavarësisht se na qan zemra nga ajo atmosferë që kemi pas kaluar në vitet e mëpërparshme." Është ky përjetimi i nënkryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Taulant Bica, 2 ditë përpara nisjes së muajit të Ramazanit lidhur kjo dhe me panoramën e trishtë që të ofrojnë sot xhamitë e boshatisura për shkak të situatës së Covid19 .

Ai shton se agjërimi i ramazanit është personal ndërsa plotësimet e tjera si lutjet e përbashkëta në xhami si dhe iftaret janë rituale që do të kryhen individualisht në shtëpi duke e kthyer atë folenë e mirëfilltë ku jetohet feja e zotit.

“Në xhamitë e Shqipërisë ezani dhe kohët e namazit do të thërriten normalisht. Agjërimi është diçka që njeriu e bën personal ndërsa plotësimet e tjera si falja e teravive dhe lutjet e përbashkëta në xhami do të jenë rituale të cilat do të kryhen individualisht ose me familjarët tanë në shtëpi. Është një gjendje që me të vërtetë e vuan çdo mysliman shpirtërisht, por nëse nuk do të kemi shëndetin edhe pas ikjes së kësaj situate nuk do të mund të adhurojmë zotin.”- shpreh zv.kryetari i komunitetit mysliman, Taulant Bica.

Krahas besimtarëve mysliman ky muaj gjen përjetim edhe tek bektashinjtë. Kryegjyshi botëror i bektashinjve, Edmond Brahimaj ka një mesazh për besimtarët dhe ata që agjërojnë që zoti të rrisë më shumë dashurinë për njëri-tjetrin, solidaritetin, vëllazërinë, marrëdhënies midis familjes e shoqërisë.

Ndërsa shton se dhe situata e vështirë e krijuar si pasojë e Covid19 ka shërbyer si një moment reflektimi për të forcuar më shumë mardhënien mes njëri-tjetrit.

Në këtë situatë kërkohet që njerëzimi duhet të bëjë reflektim ndaj një situate të rëndë për të treguar që  paska dhe kështu, u jetoka edhe në këtë mënyrë pra u jetohet edhe në vështirësi dhe jo duke plotësuar qejfet tona  edhe të mirat tona. Uroj mbarësi dhe i lutemi zotit që këto situata të rënda të na shërbejnë ne për të rritur më shumë dashurinë për njëri tjetrin, bashkëpunimin, solidaritetin, vëllazërinë, marrëdhënien midis familjes e shoqërisë që të jemi të afërt me njëri tjetrin t'ia arrijmë çdo lloj qëllimi që ka në botë.” - u shpreh kryegjyshi botëror i bektashinjve, Edmond Brahimaj.

Muaji i Ramazanit është muaji më i shenjtë i besimtarëve myslimanë, i cili fillon më 24 prill, ku të gjithë agjërojnë sipas Sheriatit, Ligjit Islamik. Besimtarët agjërojnë për 30 ditë nga mëngjesi, përmbahen nga pirja e ujit, pirja e duhanit, marrëdhëniet seksuale. Në mbrëmje, pas thirrjes së Ezanit, thyerja e agjërimit festohet me një vakt të thjeshtë ngrënieje që në termin fetar njihet si iftari.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • 101a: 24/04/2020 11:19

    Ikni mor ndyrsir a ju qan zemra per ramazanin ju Marte ramazanin me vete ishalla pse nuk ju qan zemra per popullin qe nuk ka te haheje

    Përgjigju
  • Kafsha: 23/04/2020 11:13

    Edhe keta bethperpjet kishime mangut

    Përgjigju
  • Tosi: 23/04/2020 07:32

    A e degjuat Blendi Fevziun mbreme ne studio kur me plot te drejte ju drejtua pastorit mbremem me pyetjen: mos valle na ka braktisur zoti ne nje situate kaq te veshtire per njerzimin. Dhe pastori i u pergjigh me dredha se nuk di cfare pergjigje te jape kesaj pyetje qe ja kane bere dhe papes , kryegjyshit te Kulmakut mond bektagjiut, hoxhes se katundit, dervishit te teqese, Janullatosit , ,imzot Gregorit, bile gjesti me i habitshem kur prifterinjte e Lezhes lagen me uje te bekuar rruget dhe salivirusi ka pushtuar boten.

    Përgjigju
  • neshat maze: 23/04/2020 05:47

    Eshte mundesia dhe faktori i vetem qe kemi ne dore per te bere per vete dhe per te tjeret brenda vendit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)