Më 27-28-29 dhjetor, 28 konkurrentë
në Festivalin e Këngës në RTSH

Më 27-28-29 dhjetor, 28 konkurrentë<br />në Festivalin e Këngës në RTSH
TIRANE- 28 këngë mes 50 konkurruesve janë zgjedhur për garën e Edicionit të 53-të të Festivalit Kombëtar të Këngës në Radiotelevizionin Shqiptar. Festivali do të mbahet në datat 27-28 dhe 29 dhjetor, bëri të ditur sot paradite në një konferencë për median drejtori aktual i këtij institucioni Martin Leka. Të pranishëm ishin edhe organizatorët e këtij festivali kompozitorët Shpëtim Saraçi e Edmond Xhulali, si dhe skenaristja e festivalit Mira Tuci, të cilët zbuluan edhe dy surprizat më pikante; pjesëmarrjen e këngëtares Elhaida Danit dhe të aktorit kosovar Enver Petrovci.
 
Organizatorët premtojnë arritje për këtë vit, të cilën e shpjegojnë me risitë që kanë menduar në skenar, në skenografi dhe në përzgjedhjen e këngëve. Njëkohësisht, ata premtojnë edhe një rritje të cilësisë për pjesëmarrjen tradicionale të fituesit në festivalin europian të këngës Eurovizion.

juria, koncerit
 
“Këtë vit do të ketë, pas çdo nate të festivalit, edhe Post Festival ku do të diskutohen të gjitha detajet e eventit nga kritikë, gazetarë dhe pjesëmarrës. Ftoj të gjitha mediat të jenë të pranishme, pjesëmarrëse me të gjithë protagonistët e festivalit përballë”, tha Leka.
 
Elhaida Dani, Bojken Lako, aktori Enver Petrovci, Agim Poshka, Andos, Erga Halilaj, Besiana Mehmeti, janë disa nga emrat që do të konkurrojnë në edicionin e 53-të të Festivalit Kombëtar të RTSH-së, por sipas organizatorëve ka munguar interesi i këngëtarëve të traditës, dhe sidomos i atyre që në vitet ‘90 ishin zërat e rinj më të mirë të këtij festivali.
 
Ndërsa prezantuesit e festivalit dhe jurinë, organizatorët e festivalit të RTSH-së e kanë bërë tashmë traditë ta mbajnë të fshehtë, ose surprizë siç e deklaruan dje për median.



                                FESTIVALI I 53-TE
NR. TITULLI KENDON KOMPOZOI TEKSTI ORKESTROI
1. Mendje trazi Jozefina Simoni Bledar Sejko & Markeljan Kapedani Eda Sejko Markeljan Kapedani & Bledar Sejko
2. Himn
 
Gjergj Leka Gjergj Leka Zhuljana Jorganxhi Gjergj Leka
3. Smuj Mersela Cibukaj Olsa Toqi Gert Druga Olsa Toqi
4. S’te fal Lindita Halimi Zzap & Lindita Halimi Lindita Halimi Zzap n Chris
5. Vetem ti Rezarta Smaja Klodian Qfoku Dr.Flori Klodian Qafoku
 
6. Sot jetoj Mjellma Berisha
 
Enis Mullaj Enis Mullaj Enis Mullaj
7. Me mungon Revolt Klan
 
Bruno Pollogati Febi Shkurti Enis Mullaj
8. Himn jetes Julian Gjojdeshi
 
Vasil. S. Tole Fatos Arapi Vasil. S. Tole
9. Ti sme njeh Erga Halilaj Kristi Popa Ronela Hajati Kristi Popa
 
10. Kenga jeta jone Kozma Dushi Enver Shengjergji Ylli Mestani Enver Shengjergji
11. Njeri Enxhi & Xhejn Kumrija Enxhi & Xhejn Kumrija Xhejn Kumrija Gjergj Kacinari
12. Ne koma Ana Gramo Genti Lako Ida Nurce Genti Lako
 
13. Ne rrugen tone Agim Poshka Agim Poshka Olsa Poshka
 
Agim Poshka
14. Eklips mbi oqean Florent Abrashi & Sigi Bastri Sokol Marsi Florent Abrashi Sokol Marsi
15. Te ndjej Bojken Lako Band Bojken Lako Band Bojken Lako Band Bojken Lako Band
16. Nese ti do Kelly Kelly Kelly Olsi Gjondedaj
 
17. Dua te jetoj Venera Lumani Endrit Shani Gerald Xhari (Big Basta) Endrit Shani
18. Nje femer Emi Bogdo Lambert Jorganxhi Florian Zyka Lambert Jorganxhi
19. Vetem te ti besoj Klajdi Musabelliu Klajdi Musabelliu Jorgo Papingji Lambert Jorganxhi
20. Keshtjella Besjana Mehmeti & Shkodran Tolaj Adrian Hila Pandi Laco Adrian Hila
21. Me shiko drejt ne sy Andos Sinani Andos Sinani Andos Sinani Andos Sinani
22. Bajram Gr.Offchestra Faruk Banjska Gr.Offchestra Gr.Offchestra
 
23. Te kerkoj Elhaida Dani Aldo Shllaku Viola Trebicka & Sokol Marsi Aldo Shllaku
24. Kristal Saimir Braho Saimir Braho Saimir Braho Endri Sina
25. Rock dhe per gjithe jeten
 
Altin Goci Altin Goci Klodi Shehu Marian Deda
26. Maria
 
Gr.Aurora Gr.Aurora Gr.Aurora Marian Deda
27. Te vrane bukuri Enver Petrovci Enver Petrovci Enver Petrovci Riza Dolaku
28. Koha kalon
 
Besa Krasniqi Besa Krasniqi Besa Krasniqi Besa Krasniqi
 
 

 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Olympiacos befason dhe mund 2-4 Aston Villan, Fiorentina fiton 3-2 Club Brugge

Conference League/ Olympiacos befason dhe mund 2-4 Aston Villan, Fiorentina fiton 3-2 Club Brugge