Finalja e Superkupës së Shqipërisë do të zhvillohet më 28 dhjetor, në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, ku përballë do të jenë Egnatia dhe Dinamo. Dy ekipet do të luftojnë për trofeun e parë të sezonit.

Egnatia dhe Dinamo janë ndeshur gjithsej 30 herë, me bilancin që favorizon Egnatian, e cila ka regjistruar 15 fitore, ndërsa Dinamo 5. 10 takime janë mbyllur në barazim. Sa i përket golave të shënuar, Egnatia ka realizuar 37 gola, ndërsa Dinamo 19.

Finalja e Superkupës së Shqipërisë pritet të dhurojë emocione dhe rivalitet sportiv, me të dyja skuadrat që synojnë ta mbyllin vitin me fitimin e një trofeu të rëndësishëm.