TIRANË - Në fund të dhjetorit i përfundon mandati 1 vjeçar i anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. KED ka në përbërje 9 anëtarë.  KED e re do të funksionojë përgjatë vitit 2022. Presidenca ka njoftuar sot se të premten e datës 3 dhjetor 2021, ora 11:00, në sallën “Skënderbej”, në Institucionin e Presidentit të Republikës do të hidhet shorti.

Sipas ligjit Gjykata Kushtetuese, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, kanë dërguar në Institucionin e Presidentit të Republikës listat me emrat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët sipas këtyre organeve plotësojnë kushtet e parashikuara në ligj, për t`u përfshirë në shortin që do të hidhet për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Presidenca ka njoftuar publikisht dhe zyrtarisht Avokatin e Popullit, për të qenë i pranishëm si vëzhgues i të gjithë procedurës së hedhjes së shortit. Gjithashtu ftohen përfaqësues nga Gjykata Kushtetuese, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, të jenë të pranishëm në momentin e hedhjes së shortit përmes një përfaqësuesi të caktuar prej tyre.

Në KED zgjidhet 2 anëtarë nga Gjykata Kushtetuese, 1 përfaqësuesi i Gjykatës së Lartë, 1 përfaqësues i Prokurorisë së Përgjithshme, 2 përfaqësues nga Gjykatat e Apelit, 2 përfaqësues të Prokurorive të Apelit, 1 përfaqësues nga Gjykatat Administrative.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është një organ kolegjial, i përbërë nga 9 anëtarë me një mandat 1 vjeçar, dhe është përgjegjës për vlerësimin e kritereve profesionale e morale të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe për Inspektor të Lartë të Drejtësisë.

Lista e kandidatëve nga Gjykata Kushtetuese

Lista e kandidatëve të mberritur nga Keshilli i larte Gjyqesor

 

Lista e kandidatëve të mberritur nga Keshilli i larte Prokurorise