N.R., 34 vjeç banues në Sarandë ka rënë në prangat e policisë pasi në mjetin me të cilin po udhëtonte u gjetën dhe sekuestruan 32 kilogramë kanabis në një automjet. Ai u ndalua në Qafë Botë dhe pas një kontrolli në mjet qeni anti drogë ka konstatuar lëndën narkotike.
Autoritetet kanë njoftuar edhe ato greke për të bërë të mundur arrestimin e pritësit të lëndës narkotike.
Policia njofton se në bashkëpunim me Prokurorinë Specialistët për Hetimin e Narkotikëve vijojnë punën për zbardhjen e plotë të kësaj tentative, me qëllim identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar.