Me 48.5 kilogramë kanabis gati për shitje në makinë, kapet 28 vjeçari në Lezhë

Me 48.5 kilogramë kanabis gati për shitje në makinë, kapet 28 vjeçari në Lezhë

Kanabisi i sekuestruar

LEZHË- Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Lezhës pasi iu gjendën 48 kg kanabis gati për shitje. Elton Qato u kap me këtë sasi kanabisi të cilën e kishte ndarë në 12 paketime. I riu u kap nga policia e Lezhës në lagjen “Gurra”, nga ku blutë konstatuan sasinë e kanabisit me peshë totale 48.5 kilogramë. Nga veprimet hetimore dyshohet se lënda narkotike po transportohej me qëllim shitjen.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe celularin e të arrestuarit. 

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë të përfshirë në të.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Maliq, mjeti bujqësor përmbyset në rrugën e Moglicës, vdes 61-vjeçari që e drejtonte

E rëndë në Maliq, mjeti bujqësor përmbyset në rrugën e Moglicës, vdes 61-vjeçari që e drejtonte