-
Me 48.5 kilogramë kanabis gati për shitje në makinë, kapet 28 vjeçari në Lezhë
Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Lezhës pasi iu gjendën 48 kg kanabis gati për shitje. Elton Qato u kap me këtë sasi kanabisi të cilën e kishte ndarë në 12 paketime. I riu u kap nga policia e Lezhës në lagjen “Gurra”, nga ku blutë konstatuan sasinë e kanabisit me peshë totale 48.5 kilogramë. Nga veprimet hetimore dyshohet se lënda narkotike po transportohej me qëllim shitjen.
11 Maj 2023, 10:15