Seria A rikthehet sot pas pushimeve për shkak të kombëtareve me një supersfidë si Napoli-Juventus ku për herë të parë pas shumë e shumë kohësh të kaltrit janë favoritë. Kjo për arsyen se ‘zonja e vjetër’ vjen në këtë sfidë me të paktën 8 mungesa.
Trajneri Allegri ka vendosur të lërë jashtë të gjithë futbollistët amerikanë latinë, që deri të premten në mëngjes u aktivizuan me kombëtaret e tyre. Ata janë bashkuar shumë vonë me ekipin, ndërsa ka edhe nga ata që vijnë sot në Torino. Numri 1 i pankinës bardhezi thotë se nuk do ishte me vend që të rrezikohen për shkak të lodhjes së tepërt. Lojtarët që do mungojnë janë Dybala, Cuadrado, Bentacur dhe Alex Sandro, ndërsa të dëmtuar janë Arthur, Chiesa dhe Ramsey.
Ajo që e rëndon më shumë situatën është se Juventusi në dy javët e para të Seria A ka marrë vetëm një pikë dhe rreziku për të vazhduar me këtë ritëm përballë një skuadre si Napoli është shumë i madh. Gjithsesi në konferencë për shtyp Allegri ka deklaruar se ‘nuk ka asnjë alibi për të mos e fituar këtë ndeshje’, ndërsa ka shtuar se do të hedhë në fushë ‘skuadrën më të mirë të mundshme’.
Nga ana tjetër Napoli në këtë supersfidë vjen me lajmin e madh për të patur të disponueshëm Victor Osimhen, sulmuesin që u dënua me 2 ndeshje, por që u përgjysmua nga etika. Gjithsesi edhe Spalletti ka jo pak mungesa. Për shkaqe dëmtimesh kundër Juventusit janë të padisponueshëm Demme, Lobotka, Meret, Zielinski dhe Mertens.
Përballje mes Napolit dhe Juventusit është e vlefshme për javën e tretë të Seria A dhe do të luhet në orën 18:00.
Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
55.1%
-
Jo
32.2%
-
Nuk e di
12.7%
Vota total: 664
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Champions League/ Dramë në limite, Barcelona përmbys 4-5 Benficën! Bologna mposht Dortmundin, tri pikë për Liverpoolin e Atl. Madrid! Juventusi një zhgënjim
21 Janar, 22:58
-
Juventusi i 'tregon derën' Dusan Vlahovicit, dy klube nga Premier League e duan që këtë muaj
21 Janar, 21:59
-
Kthehet Championsi, sonte sfida vendimtare për 8-shen e parë! Në fushë Barcelona, Juventus, Liverpool e Atalanta
21 Janar, 13:29
-
Chelsea i jep fund thatësirës, vjen fitorja e parë në 2025! Como e Fabregas i jep leksion Udinese-s (VIDEO)
21 Janar, 10:41
-
Napoli pa gjumë, 5 mijë tifozë presin ekipin në 3 të mëngjesit pas fitores me Atalantën! Barça 1 fitore në 8 ndeshje në kampionat (VIDEO)
19 Janar, 11:37
-
GOLAT/ Juventusi kalon 2-0 Milanin, Napoli përmbys 2-3 Atalantën dhe prin Serie A
18 Janar, 20:06
-
Derbi ikonik Juventus-Milan ndez fundjavën në Seria A
16 Janar, 15:37
-
Zyrtare/ Juventusi prezanton afrimin e parë të janarit, akord edhe me sulmuesin e PSG-së
16 Janar, 12:59
-
GOLAT/ Milani përmbys 1-2 Comon dhe sheh nga Evropa, Juventusi barazon 1-1 në Bergamo
15 Janar, 09:22
-
Juventusi luan sot në Bergamo me Atalantën, Motta: Kjo situatë na ka mërzitur
14 Janar, 16:51
-
Napoli gjen akordin me Edon Zhegrovën, Lille merr vendimin! Shqiptari zëvendëson Kvaratskhelian?
14 Janar, 12:49
-
Me dhjetë qepje në kokë, Berat Gjimshiti s'dorëzohet! Sot i gatshëm kundër Juventusit
14 Janar, 12:41