Me 80 vota pro dhe 9 kundër, Parlamenti emëron kreun e ri të AKEP

Me 80 vota pro dhe 9 kundër, Parlamenti emëron kreun e ri të AKEP

Ilir Zela dhe Tomi Frashëri

TIRANË- Tomi Frashëri është drejtuesi i ri i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, (AKEP).

Në seancën e sotme parlamentare, 80 deputetë votuan pro emërimit të Frashërit, 9 kundër dhe abstenim 8.  

Frashëri merr postin pas dorëheqjen se Ilir Zelës për motive personale. "Me paqen e njeriut që i ka shërbyer publikut me përkushtim shembullor, në këtë detyrë apo në angazhime publike të mëhershme, pa lejuar në asnjë moment që interesat publike të nëpërkëmben nga presioni i pandërprerë i interesave monopoliste, ju njoftoj dorëheqjen time nga detyra e Kryetarit të Këshillit Drejtues të AKEP.”-thuhej në letrën e Zelës.

Më parë, Tomi Frashëri ka mbajtur postin e shefit të Protokollit të Kryeministrit Edi Rama.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Berat/ E zuri poshtë një masiv guri teksa po punonte, arrestohet investitorja, në kërkim administratori dhe drejtuesja teknike

Berat/ E zuri poshtë një masiv guri teksa po punonte, arrestohet investitorja, në kërkim administratori dhe drejtuesja teknike