Policia e shtetit ka intensifikuar kontrollet në disa qytete nga veriu në jug, pas informacioneve në rrugë operative për persona që qarkullojnë me armë në makinë.
Një 37-vjeçar nga Shkodra, Endrit Lohja, u arrestua nga policia e Lezhës që e ndaloi për një kontroll në automjet, duke i gjetur një pistoletë me një krehër me fishekë.
Ndërkohë 2 të rinjve të tjerë nga Lezha, Albin Marlutaj dhe Armando Grishajs, të dy me precedent penalë, iu gjetën në automjet fara cannabis sativa që policia dyshon se i shisnin me qëllim kultivimin e tyre.
Në Korçë, në fshatin Rëmbec, në një makinë "Benz" policia gjeti një automatik me 9 fishekë që shoferi 32-vjeçar i posedonte pa leje.
Policia thotë se cdo denoncim në Komisariatin Dixhital dhe në numrin 112, siguron ruajtjen e anonimatit dhe sjell reagim të menjëhershëm e të paanshëm.