Kukës - Një 30-vjeçar nga Kukësi ka rënë në prangat e policisë.
Pllumb Veseli u kap në lagjen nr.3 të qytetit duke lëvizur me automjetin tip "Touareg”, ku u gjetën 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.
Arma dhe municioni luftarak u sekuestrua si provë materiale.
Operacioni për kapjen e tij u kodua “Akulli”.
“Shërbimet e DVP Kukës, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës dhe me mbështetjen e shërbimeve të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas qarkullonte me armë zjarri, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Akulli”. Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi:
P. V., 30 vjeç, banues në Kukës.
Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në lagjen nr. 3, në qytetin e Kukësit, duke lëvizur me automjetin tip "Touareg”, në të cilin u gjetën 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak për të”, njoftoi sot policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Komente








