Me armë në dorë, intervista e pazakontë në emisionin ‘N’kohë’, Ana Kallaku përtej të qenurit ‘motra e Bes Kallakut: Sot bëj atë që dua!

TIRANË- Ana Kallaku ka zbuluar dimensionin e saj që shumë pak e dinë, përtej ekranit dhe përtej të qenurit motra e Bes Kallakut. Intervista e saj në emisionin N’kohë në Report Tv me moderatorin Ermal Qori, nisi në një mënyrë krejt të pazakontë. Ana, e ëmbla dhe e bukura e ekranit u vesh në “petkun” e një vajze krejt tjetër, me armë (jo prej vërteti), një eksperiencë që nuk e kishte provuar më parë, por që goditi në shenjë me 2 dhjeta.

E kështu, duke e marrë seriozisht çdo eksperiencë ka arritur që të godasë në shenjë në çdo rrugëtim që ka nisur, pa pasur asnjëherë një ndërmjetës nga pas, e as Besin. Nga vajza që studionte për ekonomik, por që ëndërronte ekranin, ajo arriti që t’i ndërthurte shumë mirë bashkë me njëra tjetrën në fillimet e karrierës si gazetare ekonomie, e ndërsa sot ka drejton një emision pasdite, projekt në të cilin ndihet më shumë se kurrë vetvetja.

“Më është thënë nga një pedagog që kërkonin një gazetare ekonomi, më tha shko bëj audicion, dhe për një javë jam futur në transmetim, jepja lajmet ekonomike dhe më pas jam angazhuar me dy emisionet e mia ekonomike, është pak ezauruse, se të dalësh çdo ditë në ekran, tani jam me një format të ri që e dua më shumë nga sa e kam dashur lajmet.

Është një program soft, që shumë njerëz ma kanë sugjeruar, mendoj që më qëndron. Ekrani ka qenë një dëshirë e imja shumë e madhe, edhe pse mbarova studimet që të bëja, sot bëj atë që dua vërtetë të bëj”, tha Ana.

Për aq kohë sa e do kaq shumë ekranin, nuk e ka menduar asnjëherë që ta lërë, por gjithsesi ka pasur një moment që është ndjerë e frikësuar.

“Nuk kam menduar që ta lë, por kur kam nisur punën e re këtu, çdo ditë nga e hëna në të premte, përgjegjësi profesionale dhe emocionale, dhe angazhimi në familje si mami i 2 fëmijëve, u shkunda njëherë nga koha fizike dhe nga fakti që thoja “a do ia dal dot”, janë këto ulje ngritjet. Koha që ishim gjithë kohën me njëri tjetrin, tani nuk jemi bashkë, Ka pasur ankesa nga familjarët e mi. Por po mundohemi t’i gjejmë ujërat”, tha ajo.

Ndalur këtu, tek gjëja që konsideron më të rëndësishmen në jetën e saj, familja, duket se një tjetër anëtare e familjes së saj, shumë shpejt do të jetë pjesë e ekranit. Ajo është vajza e vogël, Amla që ka filluar të jap sinjalet e para se do jetë pjesë e spektaklit, po kur vjen puna te intervista, ajo nuk do.

“Amla bën prova, sikur prezanton, por kur i them që të bëjë intervistë, e shmang, nuk do”, tregon Ana.

Amla është edhe një nga kritiket më të mëdha të Anës, por nuk mbetet pas as babai.

“Kritikja më e madhe vajza dhe babi”, ka zbuluar ajo.

Në fund, bukuroshja ka zbuluar “çelësin e suksesit “ se ka arritur që t’i ngjisë vetë shkallët e suksesit, pas qenë thjesht “motra e Besit”.

“Besi e ka ditur që e ka pasur merak që çdo shkallë kam dashur ta ngjis, kam dashur ta bëj vetë, dhe ai ka bërë një hap pas”, u shpreh Ana.  

B.K./AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tiku: 23/01/2022 14:27

    Po cfare eshte kjo mo qe e merr ne interviste?!!! Po boll bet vipa njerez pa asnje kontribut. Mjaft!!!! Rriteni nivelin e intelektualizmit ne vendin tone. Promovoni njerez qe krijojne ...arkitekt.inxhinier,regjizore, Mjaft me njerez pa asnje kontribut.

    Përgjigju
  • Televizioni: 23/01/2022 12:23

    Ti lani kembet e ti pini ujin familjarisht, agush hajdutit qe u besoi t'i fshehni gjene e vjedhur. Por kujdes se nuk e ha thate agush kendezi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë