TIRANË-Një 32-vjeçar është arrestuar në një lokal për armëmbajtje. I arrestuari është Andih Agraja.

Gjatë kontrolleve në lokal i riu tentoi të largohej me vrap duke hedhur në tokë një çantë, brenda së cilës policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri tip pistoletë, me një krehër me 7 fishekë kalibër 9 mm.

Pavarësisht tentativës për t'u larguar i riu nga Shkodra u kap dhe u arrestua në flagrancë.

Në njoftimin që policia ka sjellë për këtë operacion e lidh si pjesë e veprimeve hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e 11 qershorit, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi Hekuran Billa, ku vijojnë kontrollet për kapjen dhe shoqërimin e personave të tjerë që mund të kenë dijeni apo mund të jenë të implikuar në këtë ngjarje. Në njoftim policia nuk ka sqaruar  rolin që i arrestuari në Shkodër Andih Agraja mund të ketë pasur në atentatin ndaj Billës dhe për këtë burime pranë policisë bëjnë me dije për Report Tv se arrestimi i shkodranit të ketë lidhje me çështjen e Billës.

Materialet për arrestimin e 32-vjeçari i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vjet burgim.