Me armë zjarri pa leje, arrestohen babë e bir në Shijak

Me armë zjarri pa leje, arrestohen babë e bir në Shijak

DURRËS- Babë e bir në Shijak të Durrësit janë arrestuar pasi janë kapur me armë pa leje në banesë e makinën me të cilën lëvizte 21-vjeçari. Në pranga kanë rënë Gjelosh Hajdari, 52 vjeç, dhe Armando Hajdari 21 vjeç.

Në kuadër të operacionit “Pjezga” u sekuestruan 1 armë zjarri dhe 2 armë të ftohta (pistoletë, dorezë dhe shkop metalik).

Arma e zjarrit u gjet në banesën e tyre, ndërsa armët e ftohta, në automjetin me të cilin qarkullonte 21-vjeçari.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Egnatia pranë historisë, Edlir Tetova: Duam trofeun

Egnatia pranë historisë, Edlir Tetova: Duam trofeun