Bie me 8 lekë çmimi i naftës në Shqipëri, Bordi i Administrimit: 203 lekë për litër deri më 21 mars, dje ishte 211 lekë! Edhe benzina më e lirë, 206 lekë për litër

Ulet sërish çmimi i naftës në Shqipëri, Bordi i Administrimit: 203 lekë për litër deri në datë 21 mars. Lajmin e ka bërë me dije Kryeministri Rama në Facebook.  Çmimi i naftës është ulur me 8 lekë për 5 ditët e ardhshme nga një vendim i Bordit të Administrimit të Karburantit. Ditën e djeshme çmimi ka qenë 211 Lekë për litër.

Bordi i Transparencës do mblidhet përsëri ditën e hënë, datë 21.03.2022 me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare. Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës, është i detytuar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë.
Kujtojmë se Bordi i Administrimit të Karburanteve u ngrit pikërisht për të bërë transparent lëvizjen e çmimit të naftës në bursë e ndikuar nga lufta në Ukrainë dhe shmangien e  abuzimeve brenda tregut tonë me karburantet.

Çdo operator i shitjes në treg është i detyruar të respektojë këtë vendim, ndërkohë që organet ligjzbatuese do kontrollojnë zbatimin e vendimeve të Bordit çdo ditë. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm, do të zbatohen penalitetet e përcaktuara në Aktin Nortmativ.

Vendimi i Bordit të Transparencës datë 16.3.2022
Bordi i Transparencës i ngritur me vendim Qeverie, me qëllim kufizimin  e përkohshëm  të çmimeve  të tregtimit  me shumicë/pakicë,  sot në datë 16 mars 2022, në mbledhjen e tij të rradhës,  bazuar në metodologjinë e ndërtimit të çmimeve sipas nenit  21/5 të Aktit Normativ, ky Bord vendosi:

1.    Çmimi me shumicë i nënproduktit gazoil do të jetë 199 lekë/litër,  dhe nënproduktit benzinë  për periudhën 16 Mars-21 Mars 2022, të jetë 193 lekë/litër
2.    Çmimi i shitjes me pakicë të nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 për periudhën 16 Mars-21 mars 2022,  të  jetë 203 lekë/litri.
3.    Çmimi i shitjes me pakicë të nënproduktit benzinë e standardit SSH EN 228  për periudhën 16 Mars-21 mars 2022,  të  jetë 206 lekë/litri.
4.    Çmimi i shitjes me pakicë të  nënproduktit gaz për periudhën 16 Mars-21 mars 2022,  të jetë I pandryshueshëm 93  lekë/litri.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:49
Rama publikon tabelën e naftës në bursë: Grafiku tregon kërcimin e çmimit që lidhet me luftën, mos bini pre e daulleve të dezinformimit

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një grafik të lëvizjes së çmimit të naftën në bursë, ku thotë se kjo tregon pikërisht se kjo rritje përtej të imagjinueshmesh ndodhi për shkak të luftës. Rama tha se qytetarët nuk duhet të bien pre e zhurmës së dezinformimit.

“A ka apo s'ka lidhje lufta me kërcimin e çmimit të naftës në tërë botën, kjo është një pyetje që mund ta bëjë vetëm kush bie pre e zhurmës së daulleve të dezinformimit e të çoroditjes së publikut, nga ata që dihet e shihet se kush janë. Ky grafik i nxjerrë sot nga një prej burimeve më serioze të informacionit për çmimet e naftës në botë, e tregon kokëfortësish se kërcimi i panatyrshëm i çmimit, që kishte nisur të rritej pak nga pak paralelisht me thellimin e krizës energjetike, përkon përpikërish me nisjen e luftës. Mospranimi i fakteve të realitetit dhe fabrikimi i një realiteti konfliktual, me sajesa, shpifje, sharje, akuza, analiza të rreme, me qëllim shfrytëzimin e një tronditjeje që shkaktohet nga një fatkeqësi natyrore e pashmangshme, nuk ndodh për herë të parë në Shqipëri. Por këtë herë - kur një popull i tërë europian po martirizohet nga një agresion ushtarak dhe kur bota flet deri edhe për rrezikun e paimagjinueshëm të Luftës së Tretë Botërore - kjo shfaqje dhune verbale, për të nxitur urrejtje, përçarje, destabilizim, përmes shpifjesh, akuzash, sharjesh, mallkimesh, ishte fare fare e tepërt”, shkruan Rama.

Grafiku i naftës në bursë
K.T.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ramiz Ndrejaj: 16/03/2022 17:11

    po ik se keta qe dalin ne shesh jane gjithe klyshet e saliut qe i ka ble rusi, i doli dhe atehere nga i merrnin fondet. ky i gjati ka ato te vetat qe i toleron keta, po po mos te ishte per ate do ishim fundos

    Përgjigju
  • Migjen Dooklaj: 16/03/2022 17:08

    o ed vtm ul pak dhe cmimet e ushqimeve se si dilet ndryshe, ato paketat e tuja shume mire ben qe i ben edhe te rujt zoti po prape duhet me pas kujdes se t mashtrojne keta tregtaret

    Përgjigju
  • Herdi: 16/03/2022 17:07

    Normal qe do ulet nafta se u fut ai i gjati, ja mblodhi ketyre matrapazave. Shteti duhet, e shtetin shajne prape se jane mesuar me rumpalle

    Përgjigju
  • Aida: 16/03/2022 16:41

    Bravo po ecen ne rrugen e duhur

    Përgjigju
  • Petrit Bejko: 16/03/2022 16:37

    Se kuptoj si presin keta shqiptare qe cmimi mos te kete rritje ne situata te tilla. Shyqyr qe moret masa te shpejta se kushedi cfare do kishte ndodhur me naften. Le te flasin keta te derguarit e Saliut se kete pune kan perhere.

    Përgjigju
  • Lui: 16/03/2022 16:33

    Kur ishte nafta nen 100$ per fuci pak pas fillimit te luftes, ketu nafta ishte rreth 185-195 leke per liter. Pastaj u rrit dhe ndodhi ajo qe ndodhi me abuzime te pashembullta si askund neper bote. Tani jemi perseri ne cmimin nen 100$ per fuci dhe cmimi ne pompe eshte 203 leke per liter. Kete duhet te na shpjegoje kryeministri. Sepse kur krijoi kete bordin e famshem tha qe dhe fitimet ne keto kohe lufte do jene minimale. Si ka mundesi qe kemi cmim 15-20 leke me shume dhe nderkohe cmimi ne burse eshte serish nen 100$ per fuci?! Sikur na the qe do sakrifikojme te gjithe ne lufte. Por me duket paska dhe perjashtime. Dhe fatkeqesisht perjashtohen te mos sakrifikojne pikerisht ata qe fitojne me shume. Popull.., hani pak bar tani sa te fitojne akoma me shume ata qe s'kane te ngopur. Sepse i duhen per ti marre me vete ne varr..yyt, rrace e poshter.

    Përgjigju
    • Lui: 16/03/2022 17:47

      O Geron, nese e kishe me mua ate punen e profesoreve me vjen keq qe nuk paske kuptuar asgje nga ajo qe kam shkruar. Une thjeshte u mora me grafikun e cmimeve te referuara ne burse jashte dhe ne pompa ne Shqiperi. Ketu ska nevoje per profesorllek. As thashe hiq taksa, as ul taksa. Thjeshte dua mos kete abuzime ne emer te sakrifices. Sic kerkon zotrote te solidarizohemi, gje qe jam super dakord. Ashtu duhet te solidarizohen edhe keta grosistet e karburanteve.

    • Geron: 16/03/2022 17:13

      nE JEMI 3 MILION POPULL E NGA KETA 4 MILION JANE PROFESORA. DONI T GJITH ME DHON MEN A SE SHIHNI CA PO BOHET NE BOTE. ME THOSHTE MOTRA DJE KISHTE SHKUAR DYFISH BUKA E MIELLI NE GREQI SE ATA JANE SHTET RREMBYTHJE E PER CDO GJE DIREKT NE PROTESTE. SHTETI DO RREGULL PO DHE SOLIDARIZIM O NJEREZ.

  • Tosi: 16/03/2022 14:29

    Cfare mashtruesi.

    Përgjigju
  • Surelsi: 16/03/2022 13:10

    Imagjinoni tani qe nje piktor iu spjegon ekonomisteve grafikun e burses se naftes . Dalina, lidheni se ka lajthit komplet. Nje dite thote me erdh sms nga Brukseli, nje dite cfare i ka thene gjyshja per karta e kreditit, nje dite nxjerr faturen e gazit per fature elektrike ne Itali, sot nxjerr grafikun e burses te naftes brend. Lidheni se po na merr me qafe !

    Përgjigju
    • Beni: 16/03/2022 15:40

      "Kercen Prifti nga belaja" thote populli "tradhetar"!!!

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Teksa sulmoi kreun e SPAK, Meta përmendi Vojo Kushin, por kush ishte heroi që ra dëshmor mbi tankun fashist gjatë luftës

Teksa sulmoi kreun e SPAK, Meta përmendi Vojo Kushin, por kush ishte heroi që ra dëshmor mbi tankun fashist gjatë luftës