Iu sekuestruan arsenal armësh dhe municione luftarake në banesën e tyre në Shkodër, Gjykata lë në burg babanë dhe të birin: I gjeta rastësisht një natë (VIDEO)

SHKODËR- Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për dy të ndaluarit e operacionit Qarku në Shkodër. Bëhet fjalë për Petrit Kubazin dhe djalin e tij Gledis Kubazin. Përpara trupit gjykues Petrit Kubazi u shpreh se nuk ishte në dijeni të armëve dhe të municioneve që ndodheshin në banesën e tij. 

‘Unë nuk e kam ditur aspak se ato armë dhe municioni ndodhej në banesën time. Vetëm kur kam ardhur në komisariat kam pyetur djalin dhe ai më ka thënë se i kishte gjetur një natë më përpara në një vend por nuk ka patur kohë të më tregojë sepse nuk jemi takuar dhe të nesërmen në mëngjes erdhi policia. Armën e gjahut shotgun e kam me leje sepse unë jam gjuetar ndërsa arma tjetër sportive edhe ajo është me leje dhe është e një të njohuri. Sa i përket pjesës tjetër të armatimit nuk kam patur asnjë ide se janë në banesën time. Radiot që janë gjetur ato ka tre vite që i kam sepse blihen kudo në internet dhe i kam përdorur për gjueti për të komunikuar. Unë kam punuar gjithë jetën time dhe më pëlqen gjuetia ndaj nuk kam asnjë lidhje me municionet.’- tha babai.

Ndërkohë djali i Petrit Kubazit, i biri Gledis Kubazi, 20 vjeç deklaroi përpara gjykatës së tri minat me telekomanda të lidhura me telefon, tetë kallepët e tritolit C4, kapsollat detonatore si dhe 50 fishekët, i kishte gjetur një natë më përpara por pa e ditur se çfarë janë.

“I kam gjetur rastësisht një natë më përpara por nuk ia kam vënë rëndësinë dhe nuk e kam ditur se çfarë janë konkretisht sepse nuk i njoh. I kam marrë pa e ditur se çfarë ishin dhe kam dashur që ta pyes babain se çfarë janë por nuk kam patur kohë të flas me të sepse të nesërmen erdhi policia dhe nuk arrita që të komunikoj me babain”, mësohet të ketë thënë 20 vjeçari.

Gatë seancës, avokatët mbrojtës Anton Kosteri dhe Edit Gyrçari kërkuan që gjykata e shkallës së parë të linte me masë sigurie “arrest shtëpie” 20 vjeçarin Gledis Kubazi dhe me të drejtë që të vijojë të ndjekë shkollën e mesme. Nga ana tjetër një masë lehtësuese u kërkuar edhe për shtetasin Petrit Kubazi duke qenë se nuk ka patur dijeni për municionet. Nga tjetër prokuroria kërkoi masën e sigurisë “arrest me burg”. Pasi dëgjoi palët gjykata e shkallës së parë vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për babë e bir ndërsa është në gjendje të lirë djali i vogël duke qenë se është minoren.

Kujtojmë se nga kontrolli i 8 banesave në disa lagje të qytetit të Shkodrës u gjetën arsenal armësh, mina, tritol, fishekë dhe aparatë për bllokim valësh që dyshohet se janë përdorur në ngjarje kriminale të ndodhura më parë. Në pranga kanë rënë Petrit Kubazi, 52 vjeç, dhe djali i tij, Gledis Kubazi, 20 vjeç. Gjithashtu do të hetohet në gjendje të lirë Gerlad Kubazi, 16 vjeç.

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës