Prej disa ditësh presidenti i vendit, Ilir Meta ka nisur një tur promovimi të bukurive përrallore shqiptare.Sot kreu i shtetit  është ndalur në Bjeshkët e Rugovës, të cilat sipas tij të bëjnë të mbushesh me energji dhe ajër të pastër.

Së fundmi presidenti Meta ka ndarë me ndjekësit e tij në ‘Facebook’ disa foto nga bukuritë përrallore të Bjeshkëve të Rugovës, teksa shfaqet i veshur sportiv dhe me atlete. 

( Presidenti Ilir Meta në Bjeshkët e Rugovës )

 Të dashur miq, nga Bjeshkët përrallore të Rugovës, mes pishave të larta e livadheve mahnitëse, aty ku ajri i pastër dhe uji i kristaltë i burimeve malore të mbushin me energji, ju uroj të gjithëve një të dielë të mbarë.

Presidenti Ilir Meta 

( Presidenti Ilir Meta në Bjeshkët e Rugovës )