Me ‘balena plastike’ para Pantheon-it në Romë, fushata sensibilizuese e Greenpeace: Plastika rrezikon detet dhe gjallesat/FOTO

Me ‘balena plastike’ para Pantheon-it në Romë, fushata sensibilizuese e Greenpeace: Plastika rrezikon detet dhe gjallesat/FOTO

Aktivistët e Greenpeace në Romë

Aktivistët e Greenpeace janë mbledhur në qendër të kryeqytetit italian, përballë skulpturës së Pantheon-it, duke riprodhuar në formë ‘skulpture’ dy balena me lartësi 3 dhe 6 metra, në kuadër të mbrojtjes së mjedisit nga ndotjet.

Balenat janë formuar nga qese dhe plastika të ndryshme, të cilat janë një kërcënim i vazhdueshëm për detet dhe gjallesat që jetojnë në to. Përdorimi i tepërt i plastikës ka shkaktuar një ndotje të madhe dhe një rrezik të lartë.

Kompani të tilla si Coca Cola, San Benedetto, Ferrero, Nestle, Haribo dhe Unilever vazhdojnë të kenë fitime të mëdha nga përdorimi i plastikës edhe pse janë plotësisht të vetëdijshëm që nuk mund të riciklohen të gjitha. Është e domosdoshme që markat e mëdha të marrin përsipër përgjegjësitë e tyre përballë këtij ndotje serioze, duke filluar nga zvogëlimi i sasisë së plastikës së disponueshme të vendosur në treg.

Giuseppe Ungherese, menaxher i Greenpeace Italia

Në mes të muajit maj dhe qershor, me ndihmën e vullnetarëve, Greenpeace organizuan në shtatë plazhet më të mëdha italiane Bari, Napoli, Trieste, Palermos, Fiumicino, Chioggia dhe Parku Rajonal i San Rossore, mbledhjen e mbeturinave plastike sipas kategorisë.

Sipas të dhënave, nga mbeturinat e mbledhura në plazhe, tregon se rreth 80 % e plastikës së mbledhur i përket markave të njohura si Coca Cola, San Benedetto, Ferrero, Nestle, Haribo dhe Unilever.

Rezultatet tregojnë se plastika përfaqëson llojin më të zakonshëm të mbeturinave si në mjediset publike po ashtu edhe në zonat e mbrojtura.

Në fakt, rezultatet e raportit tregojnë probleme të veçanta si në Bari, ku në plazhin d  Pane e Pomodoro janë mbledhur 1200 litra plastikë, ose rreth 65 për qind të vëllimit të përgjithshëm të të gjitha mbeturinave plastike të grumbulluara; plazhio ndodhet në afërsi të grykëderdhjes së lumit Serchio.

Ora 19:06
Ndotja e deteve nga plastika, Greenpeace fushatë sensibilizuese në Romë
  • Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    • Sondazhi i ditës:
      26 Dhjetor, 08:05

      Si ka qenë për ju viti 2024?



    ×

    Lajmi i fundit

    Kushtetuesja tha garantohet

    Kushtetuesja tha garantohet "vota parapëlyese në 2/3 e listës", shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive