Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka dhënë një mesazh pas përurimit të shtatores së heroit të demokracisë, Azem Hajdari, sot në Tropojë. Kryemadhi u shfaq sot krah Lulzim Bashës e Sali Berishës, ndërsa në ‘facebook’ shkruan se Azem Hajdari kujtohet ende si politikani guximtar, që nuk hoqi kurrë dorë nga betejat e tij.
Sipas saj, rruga drejt demokracisë ka pengesat e veta dhe Azemi ishte një nga ata që i kapërceu ato, herë me lehtësi dhe herë me vështirësi.
/Shqiptarja.com
Sipas saj, rruga drejt demokracisë ka pengesat e veta dhe Azemi ishte një nga ata që i kapërceu ato, herë me lehtësi dhe herë me vështirësi.
“Rruga drejt demokracisë ka pengesat e veta dhe Azemi ishte një nga ata që i kapërcente ato. Herë me lehtësi, herë me vështirësi. Por ai nuk u tremb kurrë nga pengesat. Dhe prandaj sot pas kaq shumë vitesh kujtohet ende si politikani guximtar që nuk hoqi kurrë dorë nga betejat e tij”, shkruan Kryemadhi.
(Postimi i Monika Kryemadhit)
d.c./shqiptarja.com





