Me birrë në dorë, fansat ‘kryqëzojnë’ modelen e famshme për foton e të birit

Me birrë në dorë, fansat ‘kryqëzojnë’ modelen e famshme për foton e të birit

Modelja, Belen Rodriguez me të birin

 Belen Rodriguez është një nga femrat më të përfolura në showbizin italian. Edhe pse me origjinë nga Argjentina, bukuroshja e ka krijuar karrierën e saj në Milano, në Itali, ku është marrë me modeling dhe moderim. Ditët e fundit Belen po shijon disa pushime me të birin e saj, Sanitiago i cili është vetëm 4-vjeç.

Një ditë më parë ish-moderatorja e “Striscia la notizia”, publikoi një foot të djalit me një birrë ‘Corona’ në dorë.

“Dashuria ime e madhe, foto nga mami,”- shkruante ajo krahas postimit. Shumë ndjekës filluan ta komentonin negativisht për faktin që i jepte birrë të birit. “Me birrë në dorë, po vdisni për pak vëmendje,”- i shkruan njëri. E ndërsa të tjerë e kanë lidhur emrin e birrës me ish-bashkëshortin e Belen, Fabrizio Coronan, i cili është njëkohësisht edhe babai i të voglit. Por bukuroshja thjesht i ka injoruar këto komente.

 

A post shared by BELEN (@belenrodriguezreal) on

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave