Me bizhuteri floriri e 90 telefona 
arrestohen 5 persona në Durrës

90 telefona celularë të markave të ndryshme, 150 aksesorë telefonash celularë deh 130 bizhuteri si:varëse, unaza dhe ora dore janë sekuestruar ditën e sotme në Durrës, ndërsa në prangat e policisë kanë rënë pesë persona. jNë prangat e policisë kanë rënë: Gj.M. 38 vjeç, E.E. 32 vjeç, L.Rr. 48 vjeç, B.G. 45 vjeç, i dhe E.S. 31 vjeç, të gjithë banues në Durrës.

Sipas policisë personat e arrestuar i tregtonin këto sende në mënyrë informale, nërsa zbulimi i tyre erdhi si rezultat i finalizimit të operacionit policorë të koduar r" Phones & Jewellery".

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale:  " Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë" dhe" Fshehja e të ardhurave " në ngarkim të personave me inicialet Gj.M. E.E. L.Rr dhe E.S. parashikuar.

• Tregtim produktesh të falsifikuara" dhe" Fshehja e të ardhurave" në ngarkim të shtetasit B.G. parashikuar në nenet 149/a dhe 180 të Kodit Pena

Njoftimi i plotë i policisë:

Durrës. Specialistët kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar godasin një tjetër rast informaliteti ditën e sotme. Finalizohet me sukses një operacion I dytë I koduar" Phones& Jewellery". Sekuestrohen telefona celularë dhe bizhuteri të ndryshme. Procedohen penalisht pesë shtetas. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, kanë goditur një tjetër rast informaliteti ditën e sotme duke finalizuar me sukses operacionin e koduar" Phones & Jewellery".
Procedohen penalisht pesë shtetas:

•Gj.M. 38 vjeç, banues në Durrës;
•E.E. 32 vjeç, banues në Durrës;
•L.Rr. 48 vjeç, banues në Durrës;
•B.G. 45 vjeç, banues në Durrës;
•E.S. 31 vjeç, banues në Durrës.

Në bazë të informacioneve të disponuara nga Strukturat Policore, gjatë kontrollit të ushtruar në Sheshin" Pranvera" shtetasve Gj.M. E.E. L.Rr. dhe E.S. janë konstatuar duke tregtuar telefona celularë të markave të ndryshme dhe aksesorë telefonash pa dokumentacion përkatës. Shtetasi B.G. u kap duke treguar bizhuteri të ndryshme, bizhuteri( varëse dhe unaza floriri) pa dokumentacion përkatës.

U sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

• 90 telefona celularë të markave të ndryshme;
• 150 aksesorë telefonash celularë;
• 130 bizhuteri si:varëse, unaza dhe ora dore.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale:

• " Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë" dhe" Fshehja e të ardhurave " në ngarkim të shtetasve Gj.M. E.E. L.Rr dhe E.S. parashikuar në nenet 178/1 dhe 180 të Kodit Penal.

• Tregtim produktesh të falsifikuara" dhe" Fshehja e të ardhurave" në ngarkim të shtetasit B.G. parashikuar në nenet 149/a dhe 180 të Kodit Pena

[gallery]24148[/gallery]
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Temperatura të ulëta, reshje shiu dhe dëbore, parashkimi i motit për këtë javë

Temperatura të ulëta, reshje shiu dhe dëbore, parashkimi i motit për këtë javë