Dy persona janë arrestuar në pikën kufitare të Kapshticës, pasi janë kapur në tentativë për të trafikuar drogë. Në pranga kanë rënë shtetasit Adriatik Rasa, 26 vjeç, dhe Besart Skënderasi, 28 vjeç. Sipas policisë, dy të rinjtë janë kapur në kufi, duke trafikuar 21 kg e 400 gr kanabis, të fshehur në një çantë.
Njoftimi i policisë:
Më datë 18.06.2018, nga shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në bashkëpunim me Seksionin kundër Narkotikëve, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: Adriatik Rasa, 26 vjeç, banues në Lushnjë, Besart Skënderasi, 28 vjeç, banues në Vloçisht-Korçë.
Pasi në afërsi të fshatit Kapshticë-Devoll, në vendin e quajtur "Lugina e vogël", këtyre shtetasve shërbimet policore të patrullës së kufirit të gjelbër, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale brenda një çante, një sasi prej 21 kg e 400 gr lëndë të dyshuar si narkotike Cannabis Sativa, të cilën synonin ta trafikonin drejt Greqisë.
Punohet për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë, të dyshuar si të implikuar në këtë ngjarje. Neni 283/a/2 i Kodit Penal.