Një subjekt financimi në Shkodër është grabitur ditën e shtunë nga një i mitur rreth moshës 15-16 vjeç.
Ai ka hyrë brenda me një çekiç në dorë dhe nën kërcënimin e tij, ka marrë një shumë parash prej 1 milion lekësh të vjetra. Jashtë e priste një makinë, me të cilën është larguar.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për kapjen dhe identifikimin e tij.
Njoftimi:
Rreth orës 15:30, në lagjen “Vojo Kushi”, një shtetas ende i paidentifikuar është futur brenda ambienteve të një subjekti kredidhënës, me një mjet të fortë (çekiç) në dorë dhe, nën kërcënimin e tij, ka marrë një shumë monetare në lekë dhe është larguar.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe vijojnë kontrollet në zonë për kapjen e tij.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin e autorit dhe dokumentimin ligjor të rastit.
Komente











