'Më dhëmb në zemër', 'Do ketë drejtësi', miq e të afërm mbushin rrjetin me dedikime për Marjusin (FOTO)

'Më dhëmb në zemër', 'Do ketë drejtësi', miq e të afërm mbushin rrjetin me dedikime për Marjusin (FOTO)

Postimet e miqve dhe Marjus Djerri

Miq, të afërm e shumë nga ata që e njihnin Marjus Djerrin, 22-vjeçarin nga Shijaku që humbi jetën një ditë më parë gjatë shembjes së urës Morandi në Genova të Italisë, kanë mbushur profilin e tij në Facebook me dedikime prekëse.

Fjalë të ndjera zemre, që e kanë zanafillën tek mirësia e Marjusit kanë mbushur profilin e tij. Dikush nuk do ta pranojë humbjen, dikush tjetër shprehet se do të ketë drejtësi për të, e prandaj lutet që ai të pushojë në paqe.

“Nuk kam arritur të fle, pasi akoma nuk e besoj dot që ti nuk je më. Njoheshim që kur ishim të vegjël Marjus, ndërsa tani të morën nga ne! Do na mungosh”, shprehet njëra nga mikeshat.

“Zgjohem pas një nate me ëndrra mankth e dhimbje. Më dhëmb në zemër Marjus. Nuk mund ta besoj. Nuk dua ta pranoj, nuk gjej arsye, kjo nuk është e drejtë. Nuk do të harroj kurrë, ty ëngjëllin biond gjithmonë të qeshur. Mikun e shkollës, të futbollit, mbi të gjitha mikun që çdo nënë do të donte për djalin e saj. Ti ishe ai, do mbetesh përgjithmonë i tillë. Nga atje lart ndohmo dhe mbroje familjen tënde”, shprehet nëna e mikut të tij.

Ndërsa një mik tjetër, poston foton me Marjusin dhe i thotë: “Do të doja të të kujtoja gjithmonë kështu! Prehu në paqe miku im”.

“Do të të kujtojmë gjithmonë ashtu siç ishte Marjus”, thotë një tjetër.

“Entiziazmi dhe gjallëria jotë  do vazhdojë ta mbajë të fortë kujtimin tënd, duke na zbukuruar ditët. Lamtumirë kushëriri im. Do mbetesh gjithnjë pranë nesh me këtë buzëqeshje e këto sy blu. Do ketë drejtësi për të gjithë këtë. Pusho në paqe”,- shprehet një prej kushërirave të tij.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan