Një korrespondente e televizionit N1 në Kosovë është kërcënuar me jetën e vajzës në rrjetet sociale.
Mediat kosovare, raportojnë se gazetarja Zana Cimili kishte publikuar në rrjetet sociale një foto të vajzës së saj dhe një komentues në gjuhën serbe e ka kërcënuar duke i thënë se ka dëshirë jetësore që ta vras një shqiptar.
“Bile, pa problem me dhëmbë do e kisha shqyer një fëmijë shqiptari. Është e pabesueshme kjo. Ndërsa ti me punën tënde ke kontribuar, të falënderohem për këtë.”- mësohet të ketë shtuar më tutje komentuesi.
Personi në fjalë, identiteti i të cilit mbetet i panjohur, ka vazhduar me nxitje të gjuhës së urrejtjes duke shtuar:
“Shpresoj që një luftë e re do shpërthej në Kosovë dhe që kësaj radhe terroristët dhe okupatorët shqiptarë të kenë mundësinë të ndjejnë gjithë atë zemërim të serbëve, dëshirën për drejtësi dhe liri!”
Ndërkaq, në lidhje me këtë kërcënim ka ardhur një reagim nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.
AGK bën thirrje për distancim nga kjo gjuhë e tillë. Sipas tye të gjitha kërcënimet, posaçërisht thirrjet për dhunë ndaj grave gazetare, janë të papranueshme.
AGK ka deklaruar se pret nga institucionet kompetente, që të zbulojnë se kush qëndron pas këtyre kërcënimeve.
“Duhet vepruar menjëherë sepse reagimi i ngathët bën që rastet e këtilla të marrin hov, duke pas si qëllim futjen e frikës tek gazetarët”, deklaron AGK.
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
41.9%
-
I keq
20.9%
-
As i mirë as i keq
37.2%
Vota total: 191
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve
25 Dhjetor, 16:02
-
Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës
25 Dhjetor, 13:52
-
Osmani: Lista Serbe është angazhuar në akte terroriste dhe akte agresioni
24 Dhjetor, 19:57
-
Kosovë, Lista Serbe paralajmëron se do të ankimojë vendimin e KQZ-së
24 Dhjetor, 18:01
-
Kurti: Sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit e urdhëroi Radoiçiçi, Serbia e financoi! Para dhe pas vitit të ri mund të ketë sulme terroriste në Kosovë
24 Dhjetor, 17:45
-
Gucati përfundon dënimin në Hagë: Qëndrova ballëlartë dhe krenar
24 Dhjetor, 16:51
-
Kosova dhe Shqipëria me ekipe të përbashkëta hetimore, Dumani dhe Isufaj firmosin marrëveshjen
24 Dhjetor, 12:52
-
Lista serbe jashtë zgjedhjeve, ndërkombëtarët: Veprim politik! Vuçiç: Kurti po eleminon të vetmin kundërshtar
24 Dhjetor, 12:16
-
Ambasadori britanik në Kosovë reagon pasi nuk u certifikua Lista Srpska: Procesi të zhvillohet mbi bazën ligjore, jo të interesave politike
24 Dhjetor, 10:34
-
Perëndimi shpreh shqetësim për moscertifikimin e Listës Serbe
23 Dhjetor, 21:32
-
Kosovë/ 100 eurot për fëmijë dhe pensionistë, fushatë zgjedhore apo ndihmesë?
23 Dhjetor, 18:47
-
Kosovë/ Kurti lë jashtë zgjedhjeve Listën Serbe, anëtarët e Vetëvendosjes votojnë kundër, KQZ nuk certifikon pjesëmarrjen
23 Dhjetor, 15:47
Dyshoi se autori i keti shkrimi duhet te jete kshilltari per siguri kombetare i sali berishes serbi kriminel lufte fazlliq ose mbesa e vet sali berishes e cila pati psuar infrakt gjate ndeshjes se futbollit te kombetares shqiptare en beligrad qe sipas saj shkuan atje per te provokuar serbet te cilet jane te vetmit miq te sinqerte et PD-s!!!!!
Përgjigju