Atalanta dhe Juventusi përballen sot në orën 20:45 në Bergamo për javën e 19-të në Serie A, atë të prapambetur. Trajneri i vendasve, Gasperini ka ftuar për këtë ndeshje të rëndësishme edhe kapitenin e Kombëtares, Berat Gjimshiti.
Në barazimin 0-0 të fundjavës kundër Udineses, Gjimshiti pësoi një lëndim mbi vetullën e djathtë dhe u detyrua të linte fushën pas 25 minutave dhe më pas t'i nënshtrohej dhjetë qepjeve në spital.
Duket se "shtylla" e mbrojtjes është gati dhe ka lënë pas lënimin duke qenë një lojtar shtesë për Atalantën. Nuk dihet ende nëse Gian Piero Gasperini do i besojë fanellën e titullarit.