Një 40-vjeçar nga Belgjika ka rënë në prangat e Policisë ditën e sotme në Pikën Kufitare të Hanit të Hotit, pasi u kap me drogë.
Me një njoftim për mediat, Poicia bën me dije se 40-vjeçarit me inicialet M. B., pas kontrollit në vijën e dytë, iu gjet një sasi e papërcaktuar kanabisi në furgonin me të cilin po udhëtonte. Lënda narkotike dhe automjeti u sekuestruan nga Policia.
Materialet do t’i referohen prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)