Me dy kallashë, pistoletë 'Glock' , drogë e pasaportë false,10 vite burgim për të 'fortin' e Selenicës

Me dy kallashë, pistoletë 'Glock' , drogë e pasaportë false,10 vite burgim për të 'fortin' e Selenicës

Tesi Basho

Gjykata e Vlorës, ka dënuar me 10 vite burgim Tesilvian Basho ose Tesi Basho, i konsideruar si i “forti i Selenicës”. Kjo masë dënimi është kërkuar gjatë dhënies së pretencës nga prokuroria e Vlorës, pasi Tesi Basho, përballej në gjykatën e këtij qyteti me akuzat e “Mbajtjes pa lejë të armëve”, “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, “Falsifikim të pasaportës” si dhe “Kultivim të lëndëve narkotike”. Masa e dënimit është miratuar nga gjykata e Vlorës, duke marrë parasysh dhe gjykimin e shkurtuar. Ndërkohë mësohet se Tesi Basho, ka apeluar vendimin me qëllim përfitimin e uljes së dënimit në gjykatën e Apelit Vlorë.

Gjatë një operacioni të mirëorganizuar nga policia është arritur të arrestohet në muajin Tetor 2019, Tesi Basho, ku në banesën e tij u sekuestruan dy automatikë, pistoletë “Glock”, radio marrëse-dhënëse, kallëpe tritoli, lëndë narkotike hashash dhe disa fidanë cannabis-stativa. Mes sendeve të sekuestruara ishin dhe një pasaportë e falsifikuar me emrin Thanas Lame, pasi pikërisht me këtë emër kishte arritur të nxirrte një kartë identiteti dhe madje të martohej, me një vajzë të quajtur J. Bushaj.

Kujtojmë që kjo është vetëm njëra nga tre dosjet penale kundër Tesilvian Basho. Dosja e dytë kundër tij flet për akuzën e gjobëvënies 100 mijë euro, të vendosur ndaj biznesmenit Sulejmën Hoxha. Për këtë ngjarje ai është marrë i pandehur në muajin Janar 2020 dhe ndodhet në fazën e gjykimit në gjykatën e Vlorës. Ndërkohë dosja e tretë ka të bëjë me njohjen e vendimit penal të dhënë nga drejtësia Italiane për Tesi Bashon, pasi pak vite më parë Basho është dënuar me burgim të përjetshëm nga drejtësia Italiane për ekzekutimin e dy prostitutave në Itali.

Për këtë krim, Basho është arrestuar në Itali, por ai mundi të arratiset nga burgu duke përdorur çarçafët dhe më pas ka gjetur strehim të Selenicë të Vlorës, duke u shfaqur me emrin e rremë Thanas Lame.

VIDEO e arrestimit të Tesi Bashos në 2019

I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Haha: 30/09/2020 16:53

    Nga dy burgime te perjetshem ne 10 vjet e nja 5 i ul apeli e neser rrugeve te vlores ky, bravo kjo eshte drejtsia e preshit

    Përgjigju
  • Tosi: 30/09/2020 16:39

    Futjani ne byth kallashin ketij perbindeshi, kesaj plehre te selenices

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë