Bashkia e Tiranës po ndërton një parkim të ri nëntokësor në hyrjen veriore të Parkut të Madh të Liqenit, pranë sheshit “Frederik Shopen”.
Parkimi do të ketë dy nivele, ku kati -1 do të shërbejë për automjetet, ndërsa kati -2 do të jetë i dedikuar për autobusët.
Mbi parkim, do të ketë hapësira me gjelbërim, pemë dhe rrugëkalime për këmbësorët.
Parkimi do të pajiset gjithashtu me sisteme ventilimi, kamera monitorimi, kontroll aksesi dhe ndriçim modern.
Projekti synon t’i japë zgjidhje nevojës së qytetarëve për më shumë vende parkimi, pa zënë hapësirat publike në sipërfaqe.









Komente
Komento