Aktorja e famshme shqiptare, Eliza Dushku është në pritje të fëmijës së saj të parë. Lajmi u bë i ditur disa javë më parë, në premierën e filmit "Mapplethorpe", ku aktorja u shfaq me barkun e rrumbullakosur së bashku me partnerin e saj, Peter Palandijan.
Së fundmi Eliza ka postuar një foto ku tregohet barku i rritur tashmë dhe aktorja duket më e bukur se asnjëherë më parë. Ajo shfaqet e pagrimuar me dorën te barku dhe mjaft e lumtur.
Komento