“Me eksod masiv nuk ka perspektivë të liberalizimit të vizave”


PRISHTINE, 20 Dhjetor/ATSH/-Ambasadori i Kroacisë në Kosovës, Zoran Vodopija, ka thënë se Kosova duhet të ndjekë rrugën kroate të pranimit në organizmat evropian, së pari do të pranohet në Këshillin e Evropës, pastaj në OSBE, më pas në NATO dhe më në fund në Bashkimin Evropian.
Por, të gjitha këta hapa sipas ambasadorit Vodopija, po i ngadalëson eksodi masiv i qytetarëve të Kosovës, i cili duhet ta shqetësojë më tepër klasën politike dhe mediat e vendit.
Këto komente ambasadori kroat në Prishtinë, Zoran Vodopija, i ka bërë në ligjëratën e tij "Politika e jashtme kroate" të mbajtur për studentët e Bartësit Privat të Arsimit të Lartë-AAB, në Prishtinë.
"Kroacia është lobues i Kosovës në çdo organizëm ndërkombëtar. Pranimi i Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar është edhe kontribut i Kroacisë", citohet të ketë thënë ai.
Përmes një komunikate për medie njoftohet se ambasadori Vodopija ndër sfidat e politikës së jashtme kroate ka përmendur ndikimin në rritje e sipër të Turqisë dhe Rusisë.
"Rusia ka ndikim të madh në Serbi për shkak të lidhjeve tradicionale, por nuk është pa ndikim edhe në vendet e tjera të rajonit. Rusia ka blerë gjysmën e Malit të Zi, ka ndikim të fuqishëm në pjesën serbe të Bosnjës dhe në Maqedoni, dhe po mundohet që të jetë prezentë edhe në Kroaci në industrinë e naftës dhe në banka", citohet të ketë thënë ai./KosovaPress/./a.g/

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?