Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka dalë me vendimet e fundit për zhvillimet në vend. Disiplina ka vendosur që 16 tifozë shqiptarë të mos hyjnë në asnjë stadium të Shqipërisë për një kohë të pacaktuar, pas konstatimeve të drejtorisë së policisë Shkodër dhe Tiranë, në lidhje me dhunën në ndeshjet Vllaznia - AF Elbasani dhe KF Tirana - AF Elbasani. Sipas Disiplinës dënimet bazohen për shkeljet ligjore të nenit 48 të Ligjit 79/2017 “Për Sportin”.

Konkretisht, për ndeshjen KF Tirana - AF Elbasani të zhvilluar më 8 mars në 'Selman Stërmasi', pas akteve të dhunës dhe shkeljeve që janë konstatuar në stadium dhe jashtë tij, dhjetë tifozë janë ndaluar të futen në stadiumet e Shqipërisë.

"Të ndalojë hyrjen në stadiumet e futbollit të Republikës së Shqipërisë ku zhvillohen veprimtari të organizuara nga FSHF për një periudhë të pakufizuar kohe personave të mëposhtëm:

Petros Alfred Ballabani, Sadi Eduart Notolli, Amar Agim Loci, Indrit Gëzim Skëndi, Klei Qani Mema, Fabio Ardian Elezi, Noel Sokol Klaiqi, Ilirian Kristo Meraj, Malvin Alban Sharra, Xhensi Kolë Gjinaj

Në bazë të Nenit 7 të KDE, udhëzohen të gjithë anëtarët e FSHF të cilët kanë nën administrim stadiume futbolli, të garantojnë zbatimin e këtij vendimi.

Një kopje e këtij vendimi t’i përcillet Policisë së Shtetit", njofton Disiplina.

Ndërkohë gjashtë tifozë të tjerë janë ndaluar të futen në stadiumet e Shqipërisë pas dhunës në ndeshjen Vllaznia - AF Elbasani e zhvilluar më 15 shkurt në Shkodër.

"Të ndalojë hyrjen në stadiumet e futbollit të Republikës së Shqipërisë ku zhvillohen veprimtari të organizuara nga FSHF për një periudhë të pakufizuar kohe personave të më poshtëm:

Serxhio Ardian Miloti, Kristo Halit Krraba, Juljan Qamil Pllumbi, Enaldo Përparim Selami, Elios Ermir Qosja, Denis Shkëlqim Deliu

Në bazë të Nenit 7 të KDE, udhëzohen të gjithë anëtarët e FSHF të cilët kanë nën administrim stadiume futbolli, të garantojnë zbatimin e këtij vendimi.

Një kopje e këtij vendimi t’i përcillet Policisë së Shtetit", njofton Disiplina.

Disiplina ka pranuar Apelin e dy ndihmëstrajnerëve të Egnatias, duke rikthyer në stol Julian Brahjan dhe Taulant Gumën. Të dy ishin pezulluar me pesë ndeshje. Edhe kapiteni i Teutës, Blerim Kotobelli, është rikthyer i gatshëm për durrsakët.

Vendimet:

Pranimin e kërkesës së zyrtarit të KF Egnatia, Julian Brahja, të paraqitur në mbështetje të neneve 67 dhe 74 të KDE, për rishikimin e Vendimit nr. 34, datë 18.03.2026, të Komisionit të Disiplinës dhe Etikës, duke ndryshuar pikën 6 të tij dhe duke vendosur pezullimin e zbatimit të masës disiplinore prej 5 (pesë) ndeshjesh pezullim, si dhe vendosjen e zyrtarit në periudhë prove prej 6 (gjashtë) muajsh nga data e këtij vendimi.

Pranimin e kërkesës së zyrtarit të KF Egnatia, Taulant Guma, të paraqitur në mbështetje të neneve 67 dhe 74 të KDE, për rishikimin e Vendimit nr. 34, datë 18.03.2026, të Komisionit të Disiplinës dhe Etikës, duke ndryshuar pikën 7 të tij dhe duke vendosur pezullimin e zbatimit të masës disiplinore prej 5 (pesë) ndeshjesh pezullim, si dhe vendosjen e zyrtarit në periudhë prove prej 6 (gjashtë) muajsh nga data e këtij vendimi.

Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF Teuta, Blerim Kotobelli, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.