Më shumë dyer iu hapen fermerëve nga integrimi në Bashkimin Evropian por bashkë me përfitimet edhe sfidat do ju shtohen. Më të përgatiturit do t’i mbijetojnë kësaj rruge, thotë Kryeministri Edi Rama në një takim me fermerët.
“Kjo sfidë ka dy anë, ka anën e saj të errët, dhe anën e saj të ndritur. Ana e saj e errët është ajo që pret çdokënd prej jush që nuk është i përgatitur për atë ditë ose pjesa e kontratës që lidhet me bujqësinë është më e vështira. Ashtu sikundër është dhe më e mirëpritura për ata që janë të për përgatitur për ë t'u përballur me kushtet, për t'u përballur me standardet, për t'u përballur me kontrollet që burojnë nga cilësia shumë e lartë e sigurisë”, tha Rama.
Për të qenë konkurrues në tregun e madh evropian fermerëve sipas kreut të qeverisë iu duhet të informohen dhe të kenë projekte të studiuara.
“Kërkon standarde dhe cilësi, kërkon teknologji dhe dixhitalizim. Kërkon organizim të sofistikuar, dhe patjetër kërkon edhe mbështetje, një mbështetje e cila jo vetëm nuk do të mungojë, por do të vijë duke u rritur vit pas viti. Për askënd nuk do të jetë çështje lekësh. Për askënd nuk do të jetë çështje fondesh. Për gjithkënd të jetë çështje e projektit të duhur dhe e garancive të duhura të dijes për zbatim e projektit”, tha Rama.
Për të ndihmuar fermerët për tu bërë gati për në BE, ministri i Bujqësisë veçoi platformën EuroAgro Albania 2025–2030.
“Platforma konkretisht do të sjellë një linjë të dedikuar asistence e quajtur numri blu, platformë dixhitale informative dhe asistent virtual në portalin e fermerit. Pikat formuese, materiale udhëzuese dhe trajnime. Në të njëjtën kohë platforma do të shtrihet përmes bashkive, shërbimeve të ekstencionit, dhomave të tregtisë dhe shoqatave personale që informacioni të mbërrijë shpejt dhe i plotë tek të gjithë ju”, tha Andis Salla ministri i bujqësisë.
Synimi i qeverisë në këtë mandat është rritja e mbështetjes direkte në 100 milionë euro nga 64 milionë euro aktualisht, si dhe ulja e deficitit tregtar në raportin 1 kilogramë eksport 2 import.
Në aktivitetin “Me fermerët në Shqipërinë 2030”, kryeministri Edi Rama dhe ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla prezantojnë mekanizmat praktikë për përgatitjen hap pas hapi drejt BE-së.
Kryeministri thotë se financimi i projekteve bujqësore nuk do të jetë çështje parash. Projektet e duhura dhe garancitë për zbatimin e tyre do të financohen patjetër.
Do të vëmë në dispozicion bujqësisë shqiptare, fermës dhe atyre që duan të jetojnë me tokën, një fakt: për askënd nuk do të jetë çështje lekësh, fondesh, për gjithkënd do të jetë çështje e projektit të duhur dhe e garancive të duhura të dijes për zbatimin e projektit. Çdo projekt që do të jetë i duhuri dhe që do të mbështetet me dije nga ana e çdo aplikanti, as nuk diskutohet që do të financohet në një mënyrë ose në një tjetër.
Duke falënderuar ministrin për platformën kombëtare si përmbushje të asaj që ai ka kërkuar, Rama tha:
Euro Agro Albania nuk është një faqe e re interneti, por një instrument të cilin të gjithë ju që janë në fermë dhe duan të rrisin eksportet, prodhimin, cilësinë, kapacitetet, fondet në dispozicion të projekteve të tyre duhet ta marrin, ta pasurojnë dhe ta kthejnë në një instrument të punës së përditshme. Është udhërrëfyes për të gjithë ju në çdo hap të procesit të negociatave, është burim informacioni për standarde, afate e detyrime konkrete. Është një kanal dialogu, secili mund të hyjë dhe të komunikojë, të pyesë e të marrë përgjigje për aspekte të problematikës që përballet. Është edhe një mjet koordinimi që garanton mes jush e nesh ka ndërveprim të vazhdueshëm. Unë shpresoj që të jetë edhe UBT sepse është një derë e re, e hapur për të gjithë ju.
Më tej, ai pati një këshillë për fermerët e prodhuesit që synojnë tregun europian.
Mos lini ditë të kalojë pa investuar te mendja e kompanisë, fuqia njerëzore, pa trajnuar dhe përditësuar dijen. Mos lini ditë të kalojë pa sjellë në kompani diçka të re, sado të vogël në aspektin e të mësuarit sepse dija është ajo që kur ka munguar, ka sjellë falimentim të menjëhershëm në momentin e menjëhershëm të hapjes së dyerve të BE. Thjesht të vendoset dryni dhe nuk t’i pranon më njeri ato që prodhon. Pse? Sepse nuk je më si sot që je fermer e eksportues që prodhon jashtë BE dhe kontrollohesh para se të hysh atje.
Kryeministri përshkroi edhe hapat konkretë që do të ndiqen për modernizimin e bujqësisë.
Ne do të bëjmë sistemin e integruar të administratave të kontrollit. Do të finalizojmë regjistrin kombëtar të fermave, parcelave dhe kafshëve. Do të ndërtojmë deri në fund laboratorët e akredituar nga BE-ja. Sot kemi një nivel komplet tjetër të cilësisë së analizave, por na duhet të përfundojmë projektin dhe do të shtyjmë fort për sistemin e shërbimeve këshillimore në terren, ku do të mbështetemi tek Universiteti Bujqësor i Tiranës.
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla prezantoi sot vizionin dhe hapat konkretë të transformimit të sektorit bujqësor dhe rural në kuadër të procesit të integrimit europian. Ministri theksoi gjithashtu rëndësinë e përmbushjes së standardeve të cilësisë dhe tregtimit, duke paralajmëruar një paketë ligjore, proces komunikimi dhe trajnime për prodhuesit dhe operatorët e tregut.
Sipas tij, organizimi i fermerëve në grupe prodhuesish mbetet elementi kyç për të kapërcyer ekonominë e shkallës dhe për të përthithur në mënyrë efektive fondet europiane.
Salla lançoi platformën EuroAgro Albania 2025–2030, si një mekanizëm praktik për përgatitjen graduale të fermerëve dhe operatorëve drejt standardeve të Bashkimit Europian. Platforma parashikon një linjë të dedikuar asistence “Numri Blu”, një platformë digjitale informative me asistent virtual në Portalin e Fermerit, si dhe pika informuese, materiale udhëzuese dhe trajnime në terren, në bashkëpunim me bashkitë, shërbimet e ekstensionit dhe shoqatat profesionale.
Sot jemi këtu për të nisur një dialog mbi rrugëtimin e sektorit bujqësor dhe rural drejt destinacionit tonë të përbashkët në familjen e madhe evropiane. Në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare, më 17 Nëntor, u çel zyrtarisht Grupi i Kapitullit 5 ku përfshihen edhe tre kapitujt që mbulon MBZHR. Kapitujt 11, 12, 13, janë dinamikë që kërkojnë angazhim si në përafrimin e legjislacionit dhe zbatimin e standarteve, por kërkojnë edhe një transformim dhe modernizim të sektorit. Kjo arrihet me punën që do të bëjë Qeveria por kërkon pjesëmarrjen dhe angazhimin e gjithësecilit prej jush. Anëtarësimi i vendit në Bashkimin Europian sjell përfitime për fermerët, operatorët e biznesit, konsumatorët dhe ekonominë e vendit.
Nga ana tjetër sjell, gjithashtu, detyrime… Pra, përfitimi nuk vjen automatikisht, vjen kur të gjithë aktorët janë të përgatitur me investim, dokumentim dhe cilësi në çdo hallkë të zinxhirit. Në Kapitullin 11, përmes Politikës së Përbashkët Bujqësore, fermeri vendoset në qendër. Qëllimi është i qartë: një bujqësi më konkurruese, më e qëndrueshme, me më shumë siguri ushqimore, më shumë kujdes për mjedisin dhe ndryshimet klimatike. Për t’i arritur këto, BE parashikon mbështetje financiare konkrete: pagesa direkte, grante për investime dhe masa për të forcuar tregun. Por kjo mbështetje ka kushtëzime… Për të përfituar, duhet të zbatohen praktikat e mira bujqësore dhe mjedisore dhe të respektohen kërkesat për menaxhimin e fermës dhe të aktivitetit të saj. Ne synojmë që nga fondet europiane të përfitojnë rreth 150 mijë fermerë. Pikërisht për këtë, në dy vitet e ardhshme:
- Do të përditësojmë regjistrin e fermës dhe regjistrin e blegtorisë;
-Dhe do të ngremë sistemin e identifikimit të parcelave të tokës, pilotimi i të cilit ka nisur.
Gjithashtu, duke nisur që nga viti i ardhshëm, ne do të përshtasim në mënyrë graduale skemën kombëtare me skemat që aplikohen në vendet e BE-së.
Një sfidë tjetër e rëndësishme për prodhuesit tanë është edhe përmbushja e standardeve të cilësisë dhe të tregtimit të produkteve. Për këtë arsye, MBZHR po përgatit paketën ligjore dhe do të nisë një proces komunikimi dhe trajnimi me prodhuesit dhe operatorët e tregut. Dhe në fund, një element që bën diferencën: organizimi i fermerëve në grupe prodhuesish. Kjo na ndihmon të kapërcejmë problemin e ekonomisë së shkallës dhe, njëkohësisht, është mënyra më efektive për të përthithur fondet europiane në masa të caktuara mbështetjeje.
Në Kapitullin 12, siguria ushqimore bëhet standard pune në të gjithë zinxhirin. Ne jemi të angazhuar për të arritur zbatim të plotë të legjislacionit të BE-së. Përtej përafrimit ligjor, detyrimi është zbatimi real i këtyre akteve në terren për të arritur standardet nga fermerët tek stabilimentet dhe operatorët e biznesit ushqimor. Të gjithë bizneset duhet të arrijnë të njëjtat standarde me ato të BE-së. Kjo shoqërohet me kosto por njëkohësisht dhe mundësinë për të tregtuar në tregun e përbashkët. Ndërveprimi i ngushtë mes institucioneve publike dhe operatorëve është elementi kyç, për efekt të kontrollit zyrtar, por sidomos për ndërtimin e standardeve dhe zbatimin në praktikë.
Në Kapitullin 13, kërkesat janë shumë konkrete: digjitalizim, monitorim, raportim dhe kontroll. Nga ana jonë, angazhimi është të forcojmë mbledhjen e të dhënave dhe raportimin elektronik me strukturat e BE-së. Ne e dimë mirë që këto transformime nuk i përballon dot askush vetëm.
Kjo është arsyeja pse sot ne lancojmë “EuroAgro Albania 2025-2030”, si një mekanizëm praktik që t’ju ndihmojë të përgatiteni hap pas hapi. Platforma konkretisht do të sjellë:
- Një linjë të dedikuar asistence e quajtur “Numri Blu”
- Platformë digjitale informative dhe asistent virtual në Portalin e Fermerit
- Pika informuese, materiale udhëzuese dhe trajnime
Në të njëjtën kohë, platforma do të shtrihet përmes bashkive, shërbimeve të ekstensionit, dhomave të tregtisë dhe shoqatave profesionale, që informacioni të mbërrijë shpejt dhe i plotë tek të gjithë. Në mbyllje, ju ftojmë të bëheni pjesë aktive e këtij procesi, të kërkoni orientim, të përdorni mjetet që po vendosim në dispozicion dhe të nisim përgatitjen që sot. Nga ana jonë, ne do të sigurojmë kushtet dhe mbështetjen e nevojshme për pjesëmarrje. Nëse bëhemi bashkë në këtë rrugëtim, Bujqësia 2030 do të kthehet në një standard pune dhe treg i ri mundësish.
Komente












Nuk ka Lek bujqesia Lek ka teknologjia , shtet I EU duhet bujqesi me cilesi A+++ dhe nuk ka shans Shqipëria me 2-3 mil banore te mbysi me mallra boten , vend I Vogel! Shqipëria te fusi cokollaten ne prodhim kjo industri ka Lek sikur ne zvjcer. Zvicra por ne miniature eshte shembull per Shqipërine
PërgjigjuJepni DORHEQJE o zagar
Përgjigjuhahahahahahaha Pra 150 000 fermere hahahahahahahahahahaha Keta mire qe vete jane per ibret , por nuk zgjedhin asnje njeri te saktet qe te paktet ato thone te kene kuptim. hahahahahahaha
PërgjigjuMe ato grumbulluesit qe ia moren shpirtin fermereve cu be?
PërgjigjuO artist, po nga e nxorre kete shifer 67 mije? Cfare prodhijne keta 67 mije? Cmimet e produkteve te shportes ne qiell pasi importojme me shume se prodhojme dhe ti na flet per fermere? Ca quan fermere ti, ata fshataret qe kercen ti tallava?
Përgjigju