KUKËS- Me flamurin e UÇK-së në duar, kalorësit e klubit “Albanian Cowboy” vërshuan në rrugët e qytetit verilindor si mbështetje për ish-udhëheqësit e UÇK-së që ndodhen në Hagë.
Organizatori i eventit, Shkëlzen Brataj u shpreh se ka qëllim promovimin e vlerave të Shqipërisë, ndërsa ka dhe një kërkesë për Bashkinë e Kukësit
"I mbështesim maksimalisht në veprën dhe në lavdinë e tyre, çlirimtarët janë çlirimtarë dhe do mbeten çlirmitarë. Kështu që ai flamur është për nder të tyre sot dhe do kalërojmë për nder të tyre sot. Ti promovomë disa vlera që i kemi pothuajse të harruar, shpresoj që edhe këtu në Kukës të dhurojmë një spektakël sadopak të vogël. I bëj thirrje bashkisë të vejë një dorë të na bëjë një dhe për fshatin për zonën për të gjithë ne domethënë kudo që jemi. Të na bëjë një fushë hipizimi ku të kalërojmë shëndetshëm pa u dëmtuar, po ashtu të mos rrezikojmë dhe të argëtojmë gjithë këtë popull të mrekullueshëm", tha ai.
Ndalesa kryesore është fshati i Shishtavecit një zonë me një traditë të hershme në hipizëm.
"Aktiviteti është shumë i mirë. Bravo i qoftë këtyre djemve që e kanë organizuar këtë aktivitet.
Shishtaveci e ka pasur traditë gjithmonë, me kuaj me vrapime me gjitha të mirat", shprehen banorët.
Aktiviteti zhvillohet në mbështetje të forcave të rendit dhe Bashkisë së Kukësit
Hipizmi me pelqen,por nuk kuptoj cfare vlerash promovoni,FAR-WEST-in amerikan,apo traditen shqipetare ?! Duhet te visheni me tirqe,xhamadan,qeleshe,do dukeshit me bukur dhe vendalij,jo import fallco.
PërgjigjuCohuni o Kuksiane e Matjane.Sali Berisha pjella e tij Argita ,Dhe pinjolli i pa fytyre Luzim Basha u ka vene bojen e Zeze .Ju jeni popull me tradita dhe jo kriminele Cirrjani masken ketij klani serb bashke me Ilir Meten
PërgjigjuEdhe muli marre donjete marre me kuaj derisa kali i hipinsiper dhe ngeli gjysem robi i deformuar si nga turiri dhe nga truri gjithmone nqs ka.