Gjashtë emigrantë të karantinuar në Gjirokastër duhet të lënë sot hotelin, por vetëm dy prej tyre do të kenë mundësinë ta bëjnë diçka të tillë pa hyrë në borxhe. Kjo për arsyen se katër personat e tjerë nuk kanë mundësi të paguajnë për shërbimin që kanë marrë.
Edhe pse kanë paguar vetëm 700 lekë në ditë, ndërsa pjesa tjetër është paguar nga shtetit, ata thonë se sërish e kanë të pamundur të mbulojnë shpenzimet. Edhe pse ikën drejt Greqisë për të punuar ata thonë se nuk mundën ta bëjnë diçka të tillë pasi pandemia nuk i lejoi.
Fillimisht ata treguan për vështirësinë që kanë për të paguar hotelin: "Kemi patur probleme me pagesat se s'kemi para. Gjatë qëndrimit këtu në hotel kam paguar 65 mijë lekë. Jam në borxhë me hotelin dhe as unë se kam shlyer. Nuk e di çfarë do të bëjmë."
"Kam paguar vetëm 4 ditë te hoteli dhe kam për të paguar edhe 10 të tjera. Gjithsej kam qëndruar 14 ditë. Nuk kam lek me vete, pronarit të hotelit ia kemi sqaruar ia kemi thënë problemet e tyre. Nëqoftëse pronari do që të na mbajë këtu le të na mbajë. Autoritet të na ndihmojnë se jemi pa lek këtu. Unë me të vërtetë erdha nga Greqia po situata atje nuk ishte e mirë. Ne vajtëm për t'u punësuar në Greqi, por fati jonë i keq ndodhi kjo situatë,"-deklaron një tjetër emigrantë që do të largohet nga hoteli.
"Unë e kam likuiduar pronarin, jam në rregull me të gjitha. Unë kam paguar në total 175 mijë lek për 14 ditë. kam paguar vetëm fjetjen. Unë banoj në Shkodër, ndërsa sot nuk e di se me çfarë do iki,"-shprehet një tjetër person që la sot hotelin.
Ja emigrantet qe do perfitojne nga amnistia per te ardhurat e fituara nga puna ne te zeze. :)
PërgjigjuI duruari i fituari, keshtu nuk vuajme me von e te shpresojm tek shkenca.
Përgjigjuskeni faj, kjo eshte situata.
Përgjigju