Me ftesë të presidentit Macron, Rama sot në Francë! Merr pjesë në Forumin e Paqes, i pranishëm dhe Kurti

Me ftesë të presidentit Macron, Rama sot në Francë! Merr pjesë në Forumin e Paqes, i pranishëm dhe Kurti

Kryeministri Edi Rama dhe presidenti francez Macron

Kryeministri Edi Rama është sot në Francë me ftesë të presidentit francez Emmanuel Macron. Vetë Rama kishte paralajmëruar që do të jetë në Paris dhe do të marrë pjesë në Forumin e Paqes. Pjesë e diskutimeve në forum do të jetë edhe lufta në Lindjen e Mesme, ku do të flitet mbi mënyrat për rivendosjen e paqes.

Kreu i qeverisë nuk do të jetë i pranishëm në seancën e sotme parlamentare, po ashtu nuk do të marrë pjesë as në prezantimin e Raportit të Komisionit Europian për Shqipërinë 2023.

Po ashtu në Francë do të jetë edhe kryeministri Albin Kurti, i cili do të jetë pjesë e darkës me krerët e shteteve dhe qeverive pjesëmarrëse në këtë Forum.

Forumi i Gjashtë i Paqes në Paris ku do të marrë pjesë edhe Rama do të mbahet në Paris më 10 dhe 11 Nëntor 2023. Ai do të bashkojë të gjithë aktorët e qeverisjes globale, të cilët kanë ecur edhe një herë përpara për të rënë dakord për zgjidhje efektive kolektive për sfidat e shekullit të 21-të.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Agron: 09/11/2023 08:56

    Shum mire e ben qe shkon ne france,bile mos te na vije duarbosh le te sjelli ca marokjen edhe nga franca ne shqiperi.

    Përgjigju
    • Rama cazzo: 09/11/2023 09:26

      Mos te duket çudi se tani e ka kapur deliri

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur

Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur