Jennifer Lopez tërhoqi vëmendjen në festën e Dolce & Gabbana-s gjatë Javës së Modës në Milano, duke zgjedhur një paraqitje krejtësisht ndryshe nga ajo që kishte në sfilatën e markës.

Më herët gjatë ditës, 57-vjeçarja u shfaq në sfilatë me një kostum elegant me tre pjesë dhe një kapelë të stilit “baker boy”. Për festën e mbrëmjes, Lopez zgjodhi një fustan transparent prej dantelle, përmes të cilit dukeshin të brendshmet, shkruan Daily Mail.

Ajo e kompletoi pamjen me një pallto të zezë me gëzof, taka të holla, si dhe aksesorë, përfshirë një gjerdan dhe vathë. Lopez ishte mes të ftuarve të njohur në festën e markës italiane, ku mori pjesë edhe Lady Kitty Spencer.

Foto: Jennifer Lopez