Dëshira e vjetër e një gruaje për të jetuar në shtëpi si një komunitet ka bërë që ta ndajë bashkëjetesën e saj me dy refugjatë sirian. Ajo quhet Hilde Schramm 79-vjeç e bija e arkitektit të Hitlerit dhe një prej njerëzve më besnik të ideologjisë naziste që për disa dekada me radhë asgjësoi me tezën e famshme “të racës së pastër” një pjesë të madhe të dyndjeve të refugjatëve në luftën e dytë botërore.
Edhe pse nga një gjak nazist Hilda ka vendosur që të shpenzojë për një paqe të përjetshme, duke luftuar racizmin dhe duke mbështetur lëvizjen e gjelbër të Gjermanisë.
Ajo jeton në shtëpinë e saj me dy refugjatë sirian, Nizar dhe Ahmad. Por ajo shprehet se kjo nuk është veçse një dëshirë modeste për të ndihmuar refugjatët e gjendur në nevojë.

Largpamëse dhe mbi të gjitha një grua që lobon gjatë për paqen në bashkësi, shkon më tej duke qëndruar mbështetëse e asaj pjese në qeverinë gjermane që thotë me zë të lartë se: “Ndihma ndaj e emigrantëve është një detyrim moral i çdo qytetari në kufijtë europian”
“Kushdo që ka hapësirë për një refugjat, duhet ta marrë në shtëpi", - thotë ajo.
Tepër e dashur dhe e komunikueshme ajo shëtit, gatuan dhe pastron kopshtin bashkë me ta duke dhënë në një farë mënyrë një kontribut, që ndihmon qetësinë e tyre shpirtërore në ditët e trazuara të një krize që po shton sipërfaqen e saj.
“Kjo është një shtëpi të vërtetë të madhe", -thotë ajo. "Ne duhet të jetojmë për t'u përpjekur që ta mbushim atë”.
Hilda kjo grua bujare, bën të mundur që të mësosh se grima e njerëzve të vullnetshëm për të ndihmuar njerëzimin vazhdon dhe me ritëm të pahumbur.
“Nuk është aspak e vështirë të jetosh me ta, ndihem mirë”, - shprehet 79-vjeçarja, që në një farë mënyre ngjan me simotrën e një Nënë Tereze.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com