Gjatë fjalës së tij në Kuvend ditën e sotme, kryeministri kosovar Albin Kurti është shprehur se qytetarët e Kosovës kanë një jetesë të mire edhe nga shifrat që tregojnë që mesatarja është shumë më e mirë se ishte më herët dhe sidomos është shumë më e mirë krahasuar me gjendjen aktuale në botë.
“Se çka ne po bëjmë po e ftoj Ministrin e Financave, Punës e Tranfereve, Hekuran Muratin që ta përsëris edhe njëherë se çka po bëjmë ne për qytetarët që na qenkan duke vuajtur. Unë nuk po them që qytetarët e kanë jetesën e mirë, por shifrat tregojnë që mesatarja është shumë më e mirë se që ishte më herët dhe sidomos është shumë më e mirë krahasuar me gjendjen aktuale në botë. Nuk është gjendja e mirë unë nuk po them , por është shumë më e mirë se që e kanë të tjerët. Të gjithë janë në krizë, e gjithë Evropa është në krizë. Të gjithë janë duke e parë se çka po ndodhë me krizën e dimrit të ardhshëm në çmimet e energjisë e ushqimit, të gjithë janë të shqetësuar jemi edhe ne. Ma gjeni një shtet që u pasurua në këtë vit ose në vitin e kaluar. Për besë të tjerët janë në kriza shumë më të mëdha. Kanë kaluar me borxhe edhe mbi 100% edhe nuk e kanë as për së afërmi gjendjen relativisht qysh e kemi ne”, u shpreh Kurti.