Një grup super të hekurt. Ky është fati i vajzave të Vllaznisë në shortin e grupeve në Nyon të Zvicrës. Chelsea, PSG dhe Real Madrid do të jenë super ekipet me të cilët do të përballen shkodranet.
Vllaznia për Femra ishte ekipi i vetëm shqiptar në kupat e Evropës që ka arritur të sigurojë pjesëmarrjen në grupet e ‘Champions League’ pasi mundi në Shkodër ekipin ukrainas Vorskla-Kharkiv me rezultatin 2-1 me një eurogol nga Berisha.
Ky rezultat i çon për herë të parë në fazën e grupeve të këtij kompeticioni prestigjoz dhe është padiskutim një ditë për t’u shënuar në kalendar për futbollin shqiptar. E ndërsa kombëtarja e meshkujve dje zhgënjeu me barazimin ndaj Islandës, sot ka ardhur një rezultat historik.
Ja të katra grupet:
Grupi A: Chelsea, PSG, Real Madrid, Vllaznia
Grupi B: Wolfsburg, Slavia Praga, SKN St. Polten, AS Roma
Grupi C: Lyon, Arsenal, Juventus, Zurich
Grupi D: Barcelona, Bayern Munich, Rosengard, Benfica