Me hanxhar në duar e maskë të zezë, kush është 20-vjeçari që keqtrajtoi qenin, vihet nën hetim

Me hanxhar në duar  e maskë të zezë, kush është 20-vjeçari që keqtrajtoi qenin, vihet nën hetim

1654537283_mustafa.jpg

Pasi publikoi një video duke keqtrajtuar një qen, policia ka arritur të kapë 20-vjeçarin Mustafa Idrizi dhe ka nisur një hetim për të në gjendje të lirë. Në foto që Idrizi ka në rrjetet sociale, duket një adoleshent me rrezikshmëri të lartë, ku ka publikuar edhe një foto me hanxhar në duar e maskë të zezë në kokë.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bazë të informacioneve të marra, bënë kapjen dhe shoqërimin në ambientet e Policisë, si dhe filloi procedimi në gjendje të lirë, për shtetasin: -M. I., 20 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshës”. Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.


Lajmi kryesor:

VIDEO e rëndë/ 20-vjeçari keqtrajton qenin, me litar për fyti e rrotullon në ajër dhe e përplas në tokë! Vihet nën hetim


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kuvendi do miratojë Buxhetin 2025/ Nga sot dy ditë seancë maratonë, PD ka paralajmëruar protestë të martën në orën 17:00

Kuvendi do miratojë Buxhetin 2025/ Nga sot dy ditë seancë maratonë, PD ka paralajmëruar protestë të martën në orën 17:00