I fryrë në fytyrë dhe me dorën e shtrënguar në tavolinë, koka e luftës që tronditi botën ka ngritur sërish dyshime të forta se është i sëmurë.
Pamjet e publikuara nga Kremlini ditën e djeshme, shfaqin Putin duke shtrënguar cepin e tavolinës dhe duke lëvizur gjithë siklet këmben poshtë saj. Për plot 12 minuta, presidenti 69-vjeçar ka qëndruar në të njëjtin pozicion.
I kërrusur dhe në siklet, Putin zhvilloi një bisedë me ministrin rus të mbrojtjes, Sergei Shoigu, i cili gjithashtu vuan nga një problem shëndetësor.
Sipas disa raporteve, Putin kohët e fundit është takuar 35 herë në mënyrë sekrete me një mjek, aty thuhet gjithashtu se ai është larë me gjakun e brirëve të drerit. Mendohet se ai vuan nga kanceri, por Kremlini e ka mohuar një gjë të tillë.
Pamja e pazakontë e Putin ka “pushtuar” titujt e gazetave dhe portaleve. Kjo nuk është hera e parë që mediat diskutojnë për sëmundjen e Putin.
Ky ka ikur per lesh. Puna eshte se sa dem do te beje deri ne fund te jetes.
Përgjigju