FIER-Policia ka arrestuar me akuzën e mashtrimit 60 vjeçarin Enver Llapashtica banues në Radostinë. Ai është burri i Liljana Llapashticës e arrestuar pak ditë më parë për mashtrim, pasi i mori një person 7500 euro.
Report Tv mëson se 51-vjeçarja ishte fallxhore, ndërsa i ka thënë 44-vjeçarit me inicialet A. I. t'i japë shumën prej 7500 euro, pasi do ia shtonte.
‘Enver Llapashtica, 60 vjeç, banues në Radostinë, Fier. Ndalimi u bë pasi Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, ka lëshuar Urdhrin e ndalimit datë 08.06.2018 për këtë shtetas si autor i dyshuar për veprën penale "Mashtrimi" e parashikuar nga Neni 143/2/3 i Kodit Penal’ njofton policia në Fier.

Komento
Komente
