TIRANË- Një 31-vjeçar është arrestuar pasi ka kërcënuar një person në rrjetet sociale për t'i dhënë një shumë të caktuar parash.
Në pranga ka rënë F.Z ., 31 vjeç, banues në Tiranë. Burime zyrtare bëjnë me dije se 31-vjeçari pasi ka hasur kundërshtinë e I.I. për t'i dhënë lekët e kërkuara e ka kërcënuar me jetë.
"Nga specialistët e Sektorit të Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës në DVP Tiranë, pas një pune të mirëorganizuar u bë ndalimi i shtetasit F.Z ., 31 vjeç, banues në Tiranë. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi në periudhë kohore të ndryshme ka shtrënguar me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë nëpërmjet rrjeteve sociale, me qëllim dhënien e një shume të konsiderueshme parash shtetasin I.I. Gjithashtu në datën 23.10.2020 dhe 26.10.2020, e ka kanosur për jeten këtë shtetas me qellim që ai ti jepte shumën e kërkuar prej tij", njofton policia.