'Më jepni pak ujë se po vdes'....britmat drithëruese të vajzës që makina i përplasi shoqen e përfundoi në stacion autobusi te 'Vasil Shanto' (VIDEO)

TIRANË– Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtune, ku një makinë ka përfunduar në stacionin e autobusit në zonën e “Vasil Shantos” në Tiranë, e për pasojë dy këmbësore kanë mbetur të lënduara.  JOQ ka sjellë pamje nga momenti kur të lënduarat ende nuk ishin dërguar në spital nga ambulanca, ku pamjet janë me të vërtetë të rënda. Një nga vajzat dëgjohet teksa kërkon ndihmë.

Po vdes! Sillni ambulancë! Ujë,”-dëgjohet nga videoja, teksa këmbësorët aty pranë e këshillojnë që të mos e lëvizë të plagosurën.

Sipas Policisë, makina e drejtuar nga një 47-vjeçare humbi kontrollin duke përfunduar në stacionin e autobusit, teksa mësohet se të plagosurat janë jashtë rrezikut për jetën.

"Më datë 15.05.2021, rreth orës  20:55, në Vasil Shanto, mjeti me drejtuese shtetasen F. Z., 47 vjeçe, ka dalë nga rruga duke përfunduar në një stacion autobusi. Si pasojë ka aksidentuar dy këmbësore të cilat u dërguan në spital, për të marrë ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes", thuhet në njoftim.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Kushtetuesja i drejtohet Venecias për zgjedhjet vendore të 2019-ës, sipas jush a ishin ato legjitime?

Komento

Komente

  • Lala: 16/05/2021 10:06

    Shkaktar te aksidenteve brenda ne qytet gjithmon 80% te rasteve femer.si shpjegohet?

    Përgjigju
    • gert: 16/05/2021 22:25

      Të dhënat nga Instituti i Sigurimeve për Sigurinë në Autostradë zbulojnë se shumë më tepër burra sesa gra janë shkaktare të aksidenteve me makinë. Gjatë një viti, burrat përfaqësuan 71 përqind të shkaktareve ndërsa gratë përbënin 29 përqind.

  • Ndershkim: 16/05/2021 00:06

    Ore bëni një vetting -kontrroll patentash etj,merrni masa urgjente!

    Përgjigju
    • I’ll o: 16/05/2021 08:16

      Mbajne telefonat ne duar I nderuar. E timonin e mbajne me gjunje. Sidomos grate.



×

Lajmi i fundit

John

Euro 2020/ Spektakël i garantuar në 1/8! Portugalia përballet me Belgjikën, Anglia pret Gjermaninë